Ermal Meta dhe Marsela Çibukaj e provojnë të parët, mbrëmje live nga Instagrami për të izoluarit nga koronavirusi

Mar 14, 2020 | 9:03
SHPËRNDAJE
Marsela Cibukaj
Marsela Cibukaj

Personazhet e njohura të ekranit janë sensibilizuar për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria, ku të gjithë qytetaret janë izoluar në shtëpitë e tyre për të shmangur rrezikun e prekjes nga pandemia e Koronavirusit.

Ndërkohë që shumë këngëtarë kanë anuluar koncertet e tyre në Shqipëri e nëpër botë, këngëtarët Ermal Meta dhe Marsela Cibukaj kanë gjetur një mënyrë virtuale për të argëtuar fansat e tyre në rrjetet sociale.

Ermal Meta, këngëtari i famshëm nga Fieri që jeton në Itali ka nisur një koncert live nga Instagrami, ku nga shtëpia e tij performon këngët më të bukura të karrierës.

ermal meta

Të njëjtën gjë po bën edhe Marsela Cibukaj, e cila e shoqërua nga i fejuari I saj Vitmar Basha, po performojnë nga shtepia, këngë të njohura nga repertoret e tyre.

Kujtojmë që si Ermal Meta, ashtu dhe Marsela Cibukaj dëshmuan sensibilitetin e tyre gjatë situatës së tërmetit, duke u bërë thirrje kolegëve të organizonin koncerte me qëllim mbledhjen e fondeve në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

cib1

7257e782-2475-419b-aa19-ee731b72447b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura