Ermal Merdani: Po planifikoj të ndërtoj jetë të re në Angli me të fejuarën

Jan 26, 2016 | 12:47
SHPËRNDAJE

Pak kohë pasi Ermal Merdani ka nisur punën si PR pranë Bashkisë së Tiranës, po planifikon të nisë jetë të re në Angli me të fejuarën.

Ishlojtari i “Big Brother 5”, Ermal Merdani, aktualisht specialist i Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Përgjithshme të Mirëmbajtjes pranë Bashkisë së Tiranës, po bën të tjera llogari për jetën e tij private.

merdani

“Ende s’kemi vendosur martesë me Anxhelën, por plani është që bashkë të nisim një jetë të re në Angli, ku ajo është shkolluar dhe jeton aktualisht. Kam vendosur që ta ndjek pas, sepse atje dua të krijoj jetën time pasi këtu s’ka të ardhme. Pa diskutim që ky plan i takon një kohe të mëvonshme, pasi tani vazhdoj të jem në punë si PR pranë Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

Pyetjes nëse ka humbur besimin te politika e majtë, të cilën e ka mbështetur me angazhimin e tij në fushatë, Ermali përgjigjet:” Jo, s’ka aspak lidhje. Unë thjesht dua të krijoj të ardhmen time jashtë Shqipërisë, që kur të kem kapital, të vij të investoj këtu”.

Ermali u fejua me Anxhelën verën e kaluar, dhe propozimin surprizë për fejesë ia bëri nën ujë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura