Ermal Merdani: Me pak fat do arrij ta sjell Anxhelën në Tiranë

Jul 3, 2015 | 14:13
SHPËRNDAJE


Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ai u shfaq në krahun e majtë politik, pranë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës. Fitorja e tij ndoshta do të ndikojë në planet e Ermal Merdanit për të ardhmen, ndërkohë që po jeton një lidhje në distancë me të dashurën, Anxhela. Ish-lojtari i “Big brother 5” flet për ndryshimet që pret të ndodhin në jetën e tij.
U pozicionove në krah të Erion Veliajt në këto zgjedhje. I gëzuar për fitoren?
Patjetër i gëzuar, jo vetëm unë, por gjithë shqiptarët që e treguan me votën e tyre të lirë vullnetin politik. Punuam së bashku dhe e prisnim këtë fitore të merituar. Ajo çfarë ka ngelur, është t’i uroj z. kryetar të Bashkisë së Tirsanës suksese dhe vazhdo me këtë ritëm. Mbështetja jonë si qytetarë dhe pjesëtarë të FRESH-it do të jetë gjithmonë.
Do të ndodhin ndryshime në jetën tënde profesinale tani?
Çdo njeri, besoj, ecën me plane, pastaj realizimi i tyre mund të ndodhë shumë shpejt ose jo, kjo varet. Unë ndihem mirë që dhashë kontributin tim dhe krijova shumë miqësi me të gjithë, e që do të vazhdojë gjithmonë. Plane kam. Disa projekte europiane janë në skicë, por do të nevojitet miratimi i shumicës. Kaq për momentin.
Pas fushatës zgjedhore ke planifikuar dhe ti pushime?
Pas fushatës zgjedhore kam vërtet nevojë për disa ditë pushime, por, siç e dini, unë jam në një lidhje në distancë, ndaj jam në pritje të saj. Kemi rezervuar një javë pushime në Greqi, të tjerat i kemi pa plan. Por si gjithmonë Jugu i Shqipërisë dhe Alpet tona janë tunduese për ne.
Si arrini ta mbani një lidhje në distancë, sekreti juaj?
Nuk ka asnjë sekret, thjesht lidhja jonë është konsoliduar tashmë. Kështu që ne kemi plane për të ardhmen. Të dyve na pëlqejnë surprizat dhe nuk ngurrojmë ta surprizojmë njëri-tjerin. Ndoshta ky mund të jetë një sekret! Kemi krijuar një lloj raporti, që edhe kur mungon prania e njëri-tjetrit, mendojmë që kjo s’do të zgjasë përgjithmonë, por është diçka e përkohshme.
Të ka bërë kaq shumë për vete, edhe pse në distancë… Çfarë ka ndryshe nga vajzat e tjera?
Ajo është universale (qesh). Di të jetë shoqe, e dashur, mike e mirë. Nuk dua të kaloj në mbivlerësim për të, por ajo fal dashuri dhe gjallëri në çdo moment. Për të nuk ka asgjë të pazgjidhshme.
Për të qenë bashkë, do të kthehet ajo në Tiranë apo ti do të ndjekësh atë jashtë?
Do të bëhet më e mira për të dy, gjashtë muaj jashtë e gjashtë muaj brenda vendit. Kemi një projekt në mendje dhe të shohim nëse do  arrijmë ta bëjmë realitet. Nëse po, do e sjell Anxhelën me shumë gjasa këtu në Shqipëri. Me pak fat e me ndihmën e Zotit do të bëhet ajo që na intereson të dyve. Gjërat janë në rrugën e duhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura