Ermal Mamaqit i dhurojnë lule, aktori tallet “Po ndihem si Luana Vjollca”

Jul 7, 2015 | 10:47
SHPËRNDAJE

Ermal Mamaqi ka provuar ndjenjën e të qenit Luana Vjollca për një moment.

Aktori komik është rikthyer në shtëpi pas pushimeve të kaluara në Turqi me bashkëshorten e tij Amarda Toska dhe djalin e tyre.

Por siç duket dikush e ka kujtuar Ermalin me një buqetë me lule.

 “Feeling Luana Vjollca…”, ka shkruar ai sipër fotografisë, derisa bën një fytyrë “serioze.

Kështu Ermali ka provuar si është të jesh “nën lëkurën” e moderatores, e cila vazhdimisht bombardohet me buqeta me lule nga një “fans anonim”, të cilat ajo vazhdimisht i poston në rrjetet sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura