Ermal Mamaqi: Veliaj njeriu me fiq në dorë që bën selfie, Halim Kosova me fytyrë mosbesuese

May 24, 2015 | 10:19
SHPËRNDAJE

Çdo personazh i njohur duket sikur sheh karikaturën personale në sytë e Ermal Mamaqit gjatë emisionit të tij. Për sa u përket situatave, është njësoj sikur të themi që e bardha duket mbi të zezë, pasi ai mund të krijojë momente komike mbi ato tragjike. Në në intervistë për suplementin e së shtunës në “Panorama”, Ermal Mamaqi thotë se si i imagjinon ai kandidatët që garojnë për Tiranën. 

Mamaqi ne emision me Veliaj

Hapësira që zënë në emisionin e tij kandidatët më të përfolur për kryetarë bashkie të zgjedhjeve të 21 qershorit, incidentet gjatë emisionit, të ftuarit më të vështirë që ka pasur dhe nëse tundohet nga politika për të hyrë në vorbullën e saj tani që ka fituar kaq shumë popullaritet, ai i zbulon në këtë intervistë për gazetën “Panorama”.

“Nuk më lejohet nga Digitalb të simpatizoj asnjë parti apo kandidat”- thote ai, pyetur se tek kush kandidat ka më shumë besim. 

Megjithatë pyetur nese mund të bëje nga një portretizim karikaturist me fjalë për secilin prej tyre, Mamaqi përgjigjet: “Erioni është me fiq në dorë duke bërë selfie. Ndërsa Halimi me një fytyrë mosbesuese, përballë dy këmbëve të hapura para tij”.

Mund të tingëllojë e pamundur në përgjithësi kjo, por ai ia del, sepse di të jetë komik me gjithçka dhe këdo, madje edhe me veten. Pasi e ka kthyer emisionin “6 ditë pa Ermalin” në studion e gallatës televizive, ku të ftuarit VIP zbulojnë sa të aftë janë për të pritur e hedhur batuta, Ermali bëhet pak serioz për të na rrëfyer paskuintat e programit që prodhon të qeshura. 

6 ditë pa Ermalin” është tashmë studioja televizive, ku personazhet më të komentuar të momentit vijnë e të rrëfehen ty me humor. Cili ka qenë tipi më i vështirë?
Ben Blushi ishte pak i mërzitur kur erdhi atë ditë në emision. Jepte batuta të shkurtra dhe pa shteg humori.

Po i ftuari që u është përshtatur perfekt batutave të tua?
Nga intervistat me gallatë do të veçoja Koço Devolen, Saimir Tahirin dhe Bleona Qeretin.

Jemi para zgjedhjeve vendore, ndaj marrim shkas të veçojmë një foto që ti ke bërë me Grida Dumën. E mbështet në këto zgjedhje?
Duhet të më keni parë në foto edhe me Erion Veliajn, Halim Kosovën, Gjergj Bojaxhiun. Grida, si të gjithë këta, ka qenë e ftuar në emision. Por sidoqoftë, nuk e fsheh simpatinë dhe respektin që kam për të.

Sa vend do të zënë kandidatët e tjerë në emisionin tënd? Do e kesh të ftuar Erion Veliajn sërish? Po rivalin e tij, dr. Halim Kosovën?
Do zënë një vend të barabartë. Madje, barazia shkon më tej, sepse një ditë pas fillimit të fushatës janë që të dy të ftuarit e mi me kohë të barabartë. Ndërsa batutat mbeten në dorë të secilit.

Cila është pyetja e njëjtë që të kuriozon t’ua bësh dy kundërshtarëve për Bashkinë e Tiranës? A do bësh trotuare?
Meqë jemi te Tirana, ti beson më shumë te Veliaj apo Kosova?

Nuk më lejohet nga Digitalb të simpatizoj asnjë parti apo kandidat.

Por a mund të na bësh nga një portretizim karikaturist me fjalë për secilin prej tyre?
Erioni është me fiq në dorë duke bërë selfie. Ndërsa Halimi me një fytyrë mosbesuese, përballë dy këmbëve të hapura para tij. Bie në sy prania e gjinisë së, e ashtuquajtur e brishtë, në zgjedhjet vendore.

Meqenëse ke eksperiencë suksesi me filmit “Femrat”, me çfarë syri i sheh ti Ermal femrat e politikës?
Janë tërheqëse dhe definitivisht më të komunikueshme se meshkujt.

Kaq popullor sa je, ke menduar ndonjëherë të lësh gjithçka dhe t’i hysh politikës? Si mund të ishe ti si një kryetar Bashkie për Tiranën?
Nuk më intrigon aspak kjo ide. Jam shumë i lumtur në këtë pozicion dhe nuk e ndryshoj.

Deri tani cili ka qenë incidenti më i bukur dhe ai më i sikletshëm që ka ndodhur në studio, apo në publicitet?
Keci i Gjergj Bojaxhiut na bëri çiçin në studio. E paarritshmja ekziston gjithmonë.


Cilat janë personazhet që i ke ëndërr t’i ftosh në emision?

Bonon e “U2”, Jimm Carry, Ben Stiller.

Çfarë pi para se të dalësh në ekran?
Ujëëëë, shumë ujëëë.
Me fantazinë tënde, çfarë do i hidhje në filxhan një të ftuari të dashur, po atij për të cilin s’ke ndonjë simpati?
Raki. Dhe pastaj do bënim një interviste halucinante.
Ke menduar t’i lësh karrigen me tri këmbë dikujt, pra që të rrëzohet?
Po. Mendoj që t’ia lë ndonjë vajze. Sa do kënaqet publiku!
Gjashtë ditë që mungon në ekran, çfarë bën Ermali në jetën e tij?
Organizoj ditën më të bukur të jetës për çiftet që martohen. “Ami Event” është angazhimi im kryesor në çdo ditë të vitit.
Të jesh Ermal Mamaqi në jetën e përditshme është e vështirë apo e thjeshtë fare?
Është shumë e thjeshtë kur nuk të lënë të paguash asnjëherë.
Cila është fraza që përdor në emision dhe që është bërë tashmë shumë e famshme?
Zoti ju bekoftë! Shihemi të premten e ardhshme në “T HD”.
Gafa jote më e bukur, cila ka qenë?
Nuk ishte gafë, por një e qeshur që nuk mbaronte. Kisha përballë një fëmijë që më shikonte, dhe mbeta pesë minuta duke qeshur, ndërkohë që të gjithë prisnin të fillonim xhirimin.
Batuta më e fortë që veçon ti nga fjalimet e Kryeministrit?
Dhe nuk keni parë akoma asgjë…
Transformimi i cilës nga femrat e bukura të politikës të frikëson?
Do më vinte keq po të transfomohej Jorida Tabaku.
Si i sheh të tjerët dhe si të shohin ata ty?
I shoh me thjeshtësi. Nuk i kam parë kurrë ndryshe. Ndërsa ata më shohin me buzëqeshje. Shpresoj jo me zili.
Ke qarë ndonjëherë pas emisionit, kur dhe pse?
Po. Kur ndërroi jetë Dr. Flori. Ishte emisioni më i veçantë që kam realizuar.

Klotilda Harka 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura