Ermal Mamaqi dhe Ami Toska përjetojnë eksperiencën më të dhimbshme në biznesin e tyre, aty ku njerëzit vijnë për momente të lumtura

| 19:10
SHPËRNDAJE

Që të dy, si Ermali, ashtu edhe Ami, kanë qenë shumë aktivë në faqet e tyre në rrjete sociale këto ditë. Personazhe popullorë dhe shumë të ndjekur, çifti i famshëm ka bërë çdo gjë për të sensibilizuar njerëzit që të kontribuojnë në këtë moment fatkeqësie për kombin tonë. 

Ermal Mamaqi njihet si një mbështetës i iniciativës “Fundjava ndryshe”, e drejtuar nga Arbër Hajdari. Ai gjithmonë ka treguar se i pëlqen të merret me aktivitete, t’i mbështesë ato dhe të ndodhet aty ku njerëzit kanë më shumë nevojë. Kështu që ka qenë më se e natyrshme që ai vijoi ta japë këtë kontribut edhe në këto ditë të vështira për të gjithë ne.

View this post on Instagram

Shpërndani pozitivitet. 🙏 Mund tia dalim! #shperndanipozitivitet #staypositive #goodfrecuency #albania #tirane

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on 

<script>

Ermali ka postuar vazhdimisht mesazhe sensibilizuese dhe ka bërë thirrje për solidaritet. Madje, ai ka hedhur edhe disa vargje që i përshtaten këtij momenti të dhimbshëm, të cilat janë bërë virale në rrjet, duke u shpërndarë me shpejtësi.

View this post on Instagram

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on 

<script>

“Nëse nuk mund të jesh lapsi që vizaton buzëqeshjen në jetët e atyre që do, atëherë bëhu goma që fshin vuajtjet e tyre. Mos i thuaj Zotit se sa e madhe është furtuna që kalon, por thuaji furtunës se sa i madh është Zoti që beson…”

Ndërkohë, të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkështorja e tij, Amarda Toska. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të dhimbshëm kur disa klientë kanë shkuar në filialin e tyre në Durrës, jo për një martesë, por për mort.

View this post on Instagram

#Repost @amardatoska with @get_repost ・・・ Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela. Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerkesë rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre. Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren. Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!

A post shared by Tirane (@amievent_official) on 

<script>

“Shumë herë kam derdhur lot gëzimi dhe mallëngjimi kur kemi përcjellë vajza me fustane nusërie. Kurrë nuk ma merrte mendja që mund të derdhja lot dhimbjeje si sot për të bukurat Diena dhe Esiela. Në filialin tonë në Durrës erdhën disa klientë dhe bënë një kërkesë rrënqethëse… Dy fustane nusesh për dy vajza që do t’u thonë lamtumirë të gjithëve në ditën e varrimit të tyre. Ishin familjarët e Diena dhe Esiela Karanxhaj, 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin për t’u bërë nuse, por për t’u bërë engjëj që do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemrën”, shkruan Ami.

<script>

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.