Erleta, ish-gruaja e Kastros: Karriera ime në qeveri

Jul 23, 2015 | 13:35
SHPËRNDAJE


Ka tri vite që është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë vajzën e saj, Nia, nga lidhja e dashurisë me Kastro Zizon me të cilin më pas u ndanë për shkak se nuk u shkoi mbarë. Por ajo që bie në sy këtë verë, janë linjat perfekte të Erletës, vajzës së intelektualit Ukshin Hoti. ‘’Në linja jam kthyer tre muaj pas lindjes e tashmë vajza ka bërë 3 vjeçe. Dieta? Nuk kam mbajtur ndonjë dietë, sepse po çave kokën me shqiptarët, dobësohesh menjëherë (qesh). Po bëj shaka, më ka ndihmuar noti shumë dhe pas lindjes, menjëherë fillova notin.

Përveç notit, është puna, vajza, qeni, macja, dhe nuk më bie ndërmend të ha bukë’’, thekson në bisedën e saj për ‘’Panorama Plus’’ Erleta Hoti. ‘’Sa i përket punës, tani jam në qeveri, për momentin jam këshilltare politike e kryenegociatores për bisedime teknike. Këto janë planet e së ardhmes, se të kaluarat kanë qenë të lidhura me RTK-n, megjithëse një pjesë e shpirtit akoma më lidhet me TV’’. E sa i përket martesës perfekte dhe meshkujve idealë, ajo thekson: ‘’Në gjëra ideale nuk besoj, por të paktën besoj që ka martesë me mirëkuptim dhe meshkuj të cilët përshtatesh si çift’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura