Erjon Braçe blen “Benz” të ri

Oct 11, 2015 | 13:36
SHPËRNDAJE

brece

Deputeti i Partisë Socialiste, Erijon Braçe, shfaq natyrën e tij prej vanitozi edhe me makinën e re që ka blerë. Paparaci ynë e ka fotografuar në mjediset e jashtme të Kryesisë së Kuvendit pasi kishte parkuar makinën e tij të re, të tipit “Benz A Class”, një prodhim i viteve të fundit.

Ngjyra e tij e preferuar për makinat është e bardha, pasi edhe makinën që kishte më parë, tip “Golf 6”, po ashtu ishte në ngjyrë të bardhë. Po të shohësh vendparkimet e makinave të deputetëve, një garë më vete është ajo e makinave që posedojnë politikanët tanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura