Erisa Xhixho: Shqiptarët në mjerim nga rritja e çmimeve, ndërkohë që qeveria pasurohet dhe përkrah klientët e saj

Aug 8, 2022 | 11:49
SHPËRNDAJE

Deputetja Erisa Xhixho referuar shkrimeve në media për të dhënat se qytetarët shqiptarë po konsumojnë më shumë bukë duke ulur blerjet për produktet e tjera të shportës, thotë se shqiptarët janë në mjerim nga rritja e çmimeve, “ndërkohë që qeveria pasurohet”.

Erisa-Xhixho123

“Shpopullimi masiv po jep efektet edhe në mbledhjen e të ardhurave.

Ikja e të rinjve ka ulur konsumin për nënproduktet e mishit. Pra, më pak të ardhura për kompanitë, më pak para në buxhet dhe rritje e shtuar e papunësisë.

Kjo është gjendja ku e ka zhytur vendin qeveria “Rama” përkundrejt propagandës që s’mund të fshehë me realitetin që e vuajmë çdo ditë!”, shkruan Xhixho.

 

POSTIMI I PLOTE

Shqiptarët në mjerim nga rritja e çmimeve, ndërkohë që qeveria pasurohet.
➡️Vetëm në muajin korrik, falë rritjes së çmimeve, të ardhurat u shtuan me rreth 170 milionë euro, një rekord historik.
➡️Por nga ana tjetër, shqiptarët varfërohen dhe po heqin dorë nga ushqimet bazë. Rritja e çmimeve e ka tkurrur me 40% konsumin.
Qeveria injoron kërkesën për ulje taksash dhe politika mbështetëse për të varfërit sikundër kanë bërë vendet e rajonit. Në Shqipëri, të vetmit që kanë përkrahjen e qeverisë janë klientët e saj.

Shpopullimi masiv po jep efektet edhe në mbledhjen e të ardhurave.

Ikja e të rinjve ka ulur konsumin për nënproduktet e mishit. Pra, më pak të ardhura për kompanitë, më pak para në buxhet dhe rritje e shtuar e papunësisë.

Kjo është gjendja ku e ka zhytur vendin qeveria “Rama” përkundrejt propagandës që s’mund të fshehë me realitetin që e vuajmë çdo ditë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura