Erisa Xhixho: E lumtur që do të jem nënë e një djali, pasi jemi fis vajzash

Jan 29, 2016 | 16:28
SHPËRNDAJE

Erisa Xhixho, zv.ministrja e Integrimit, pret të bëhet nënë e një djali së shpejti, një lajm që e ka gëzuar shumë, një vit nga ceremonia e martesës me Enea Nuredinin.

E pyetur nga gazeta “Panorama” për përjetimet e shtatzënisë, pasi do të bëhet nënë për herë të parë, Erisa u përgjigj: ”Presim djalë dhe jemi shumë të lumtur. Unë dua vetëm të jetë i shëndetshëm, por qejf për djalë kisha, pasi jemi fis vajzash. Ndërsa bashkëshorti e kishte ‘taksur’ djalë”, tha ajo duke qeshur.

10606220_713478825411304_6724457571509422948_n

Ajo tregon se ende nuk kanë vendosur se si do ta quajnë fëmijën e tyre, pasi janë akoma në kërkim. Erisa dhe Enea u ngjitën në altar në shtatorin e vitit 2014, gjatë një ceremonie të veçantë dasme, ku ra në sy prania e të ftuarve VIP, emra të njohur të politikës dhe botës së spektaklit. Çifti celebroi lidhjen 7-vjeçare me dy ceremoni, një koktej romantik në breg të detit në Durrës dhe një dasmë tradicionale në Tiranë.

1236982_629878907046308_1247750351_n

Katër muaj pas ceremonisë së martesës dhe po ashtu pas marrjes së postit së zëvendësministres së Integrimit, Erisa Xhixho pati ndryshime të dukshme në fizikun e saj me humbjen e 15 kilogramëve nga pesha fizike. Sekreti i rikthimit të trupit në formë ishin regjimi i mirë ushqimor dhe sporti, pasi është kundër dietave drastike që janë shkatërruese për shëndetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura