Erion Veliaj zbulon mbi emrin e fëmijës

Sep 15, 2018 | 19:47
SHPËRNDAJE

Të shtunën e parë të këtij sezoni në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në emisionin Pop Culture, takimi ishte me Erion Veliaj për të kaluar një ditë jashtë Bashkisë apo studiove televizive.

veliaj-Dojna

Në një ditë ku u fol mbi gjithçka jeni kurioz të dini mbi Kryebashkiakun, ndër të tjera, Dojna e pyeti se kush do të vendosë për emrin e djalit, i cili pritet të lindë shumë shpejt.

“Për emrin e djalit do të vendosë Ajola dhe me shumë kënaqësi ia lashë këtë përgjegjësi. Sigurisht që konsultohem, por kur e shoh se sa e ndjeshme është, mendoj se është më mirë të zgjedhë ajo”,  tha Veliaj.

Kryebashkiaku ndau edhe një episod kur i kishte thënë bashkëshortes e tij, Ajola Xoxa : “Po sikur djalin ta quajmë Trim?”, e ndërsa Ajola reagon: “Po sikur mos të dojë të jetë trim? Pse ta mbajë këtë emër gjithë jetën? Po sikur të dojë të jetë poet?”.

I thumbuar nëse u lumturua që do të bëhej baba i një djali si një mashkull tipik shqiptar, Lali Eri shtoi: “Thonë që çunat lidhen me nënat, mesa duket vitin tjetër do të jetë vajzë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura