“Erion Veliaj i bën një dhuratë Bashkisë së Urës Vajgurore”

Apr 29, 2016 | 21:51
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pati premtuar zgjidhjen e problemit me qentë e rrugës. Për këtë ai tha se do të ndërtonte një vend për strehimin e tyre.berisha per ramen dhe shullazin

Por, në fakt sipas një denoncimi të bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, Veliaj ka gjetur një tjetër zgjidhje. Ai ka dëbuar një numër të konsiderueshëm të qenve të sëmurë në territorin e Bashkisë së Urës Vajgurore.

Sali Berisha:

Veliaj i dhuron Urës Vajgurore për respekt, një kamion me qenë nga Tirana. Për më gjatë lexoni vet për dhuratën që biri i shquar i Urës Vajgurore i bën qytetit të tij. sb

“persh z sali berisha.. jam nji qytetar nga ura vajgurore dhe desha te ndaja nji problem me ju se kta qe kemi ne pushtet nuk duan ta din per jeten dhe shendetin e qytetarve.. diten e merkure rreth ores 02:00 am nji furgon i mbuluar me targa tr ka shkarkuar ne hyrje te qytetit te ures vajgurore ose me sakt ne lagjen e parkut kan shkarkuar 60 qen te semure! tani ata sorollaten neper lagje neper cepa pallati.. kemi izoluar femijet nuk i lem dot 5 min te shetisin apo te luajn.. Thuhet se qente i ka derguar ketu kryetari i Bashkise Tiranes Erion Veliaj.ju lutem beni dicka per kte problem se zocka qe kemi vene ne krye te bashkise juliana mema e ka mendien te bredhi .. te kerkoj ndies per fjalorin po na ka vajt shpirti ne maj te hundes.. respekte. “

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura