Erion Braçe gjen fajtorët te futbolli: Nuk kisha dyshime, ja kush e shpërndau Koronavirusin

Apr 22, 2020 | 16:52
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka ironizuar me deklaratën e sulmusit të Interit, Romelu Lukaku të bërë një ditë më parë, teksa thoshte se në dhjetor 23 nga 25 lojtarë zikaltër kishin temperaturë.

brace

Braçe, i deklaruar hapur si mbështetës i skuadrës së Juventusit, u shpreh me ironi se tashmë u gjend se kush e shpërndau koronavirusin, duke nënkuptuar si fajtore skuadrën e Interit.

romelu-lukaku-inter-milan_qru87kftn3kp13htgkwgjdg0m

“Se mos keni akoma dyshime. Ja nga kush u shpërnda koronavirusi. Nuk kam patur dyshime qe ky Lukaku ishte djale i ndershëm!” deklaroi me ironi në Instagram Braçe.

Brace-Lukaku

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura