Eriksen lë spitalin, flet bashkëshortja e fantazistit danez: Kristian ndihet mirë, tani ka nevojë për…

Jun 19, 2021 | 10:30
SHPËRNDAJE

Pasi Eriksen la mbrëmjen e djeshme spitalin, bashkëshortja e tij ka folur për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” duke deklaruar se mesfushori i Interit ndihet mirë dhe se ka nevojë për pushim dhe qetësi:

GRUAJA E ERIKSEN

“Eriksen ndihet mirë. Tani jemi të gjithë bashkë dhe ai ka nevojë për pushim dhe qetësi.”, ishin këto fjalët e bashkëshortes së fantazistit të Danimarkës ku kërkon të rigjejë përsëri normalitetin.

Numri “10” i Danimarkës gjatë muajit korrik do të jetë në Milano dhe aty do të merret çdo vendim me stafin mjekësor të Interit. Eriksen aktualisht po qëndron në vilën e tij në qytetin e Odenses dhe do të kryejë çdo kontrroll të mundshëm mjekësor.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura