Erik Lloshi flet për herë të parë për ndarjen nga modelja: Dua një njeri të mirë

Dec 10, 2017 | 11:52
SHPËRNDAJE

Ai dallohet për baladat e tij që shpesh herë i ka patur edhe dedikime. Këtë herë ka vendosur që këngën e fundit “Afër vetes” ta sjellë më ritmike, duke ju përshtatur shijeve të publikut.

Kohët e fundit ka patur shumë diskutime edhe mbi lidhjen e tij me ish modelen Jola Progri, për të cilën Erik Lloshi ka vendosur të zbulojë të vërtetën për gazetën “Panorama”:

633467__SJTpNJ2Vl

Erik ju shohim çdo të diel në spektaklin ”C’est la vie”, si po ju duket si eksperiencë?

Pjesmarrarrja në “C’est la vie” është një eksperiencë shumë e mirë, e vlerësoj shumë që organizatorët më kanë thirrur në këtë spektakël, dhe aq më tepër që realizohet me këngë që këndohen 100% live. Për tu vlerësuar është edhe fakti që aty jemi një pjesë e elitës së këngëtarëve që këndojnë live, plus që ka edhe personazhe të tjerë shumë të lezetshëm, dhe unë kam si partnere një personazh shumë të veçantë që është Erisa Xhixho.

Ju këndoni gjithmonë me këngëtare profesioniste si në punë apo edhe në skenë, si është të këndosh me një politikane si Erisa Xhixho?

Është diçka ndryshe, aq më tepër që Erisa është amatore në pjesën e muzikës, ashtu siç jam unë në politikë. Duhet ti përshtatem Erisës, por që është shumë bukur të punoj përkrah një njeriu fantastik si Erisa, e cila është mikesha ime më e mirë këto kohë.13043745_10207853729453019_2852394257204468381_n

Ju jeni shumë prezent edhe në jetën e natës ku këndohet live, ku qëndron vështirësia për një këngëtar që këndon live, jeni i kënaqur me pagesat?

Unë kam 13 vite që këndoj nëpër lokale të ndryshme dhe pothuajse i kam rrahur të gjitha pjesët e jetës së natës. Kam kënduar me bandë muzikore, kam kënduar me USB, por prap live duhet theksuar kjo pjesë, duke filluar nga muzika popullore e deri te rroku. Vështirësia qëndron te pjesa e pagjumësisë, por kënaqësia që merr kur këndon live të bën të harrosh të gjitha pjesët e tjera. Këngëtarët që këndojnë live këtu te ne nuk janë shumë të vlerësuar për fat të keq. Por besoj se kjo gjë do fillojë edhe këtu të ndryshojë, edhe të zbehen pak këto pseudo-artistët që vendosin një CD dhe bëjnë sikur këndojnë. Shpresoj që edhe kushtet për këngëtarët të jenë akoma më të mira,kjo për të mirën e muzikës shqipëtare. Sepse nëse nuk paguhen si duhet, dhe punën nuk e bëjnë dot si duhet.

Nuk ishit pjesmarrës në “Kënga magjike”, pse kjo zgjedhje këtë vit?

E bëra këtë gjë sepse jam çdo javë prezent në Klan. Kam qenë pjesmarrës 5 vite rresht, kështu vendosa të bëj pushim këtë vit, për tu rikthyer në 20 vjetorin e “Kënga magjike” shumë fuqishëm.

Kë do të votonit ju nëse do të ishit pjesmarrës?

Është pak e vështirë kjo pjesa e votimit, unë thash shyqyr nuk jam pjesmarrës ju më pyesni për vota. ( qesh) Janë disa produksione që më pëlqejnë, por mendoj që do ta fitojë Anxhela Peristeri.

Produksioni juaj i fundit titullohet “Afër vetes“, është një dedikim?

“Afër vetes” është një produksion nga Klejdi Bahiti me tekst të shkruar nga Fifi. Domethënë nuk është një dedikim, nga ana ime të paktën, për Fifin nuk e di.(qesh) Është pjesë e muzikës moderne dhe ritmike ashtu siç unë kam ardhur këto kohë, sepse duhet edhe kjo rrymë për publikun.

Ka patur në jetën tuaj persona që keni dashur ti mbani afër vetes dhe nuk ja keni dalë dot?

Patjetër që ka patur persona që kam dashur ti mbaj afër vetes, por nuk mund të them që nuk ja kam dalë dot sepse largimi ka ndodhur për arsye të ndryshme. Për mua nuk ka më shumë rëndësi pjesa e të mos i patur afër, sesa pjesa sesa bukur kam kaluar me to, por kaq ka zgjatur.

Si është momentalisht Eriku, vazhdoni të jeni në një lidhje me ish modelen Jola Progri?

Jo, nuk jam më me Jolën. Për herë të parë po e them zyrtarisht që nuk jemi më bashkë, për arsyet tona.

Gjithmonë ju kemi parë në shoqërinë e vajzave fashion, të bukura dhe të arrira në karrierë, çfarë kriteresh duhet të ketë një vajzë që ti pëlqejë Erik LLoshit?

Dua një vajzë që jetë simpatike, e zgjuar, të jetë zonjë në jetën e përditëshme, të bëj punët e shtëpisë. Bëj shaka, e rëndësishme është që të jetë njeri i mirë , të pëlqehemi, të duhemi. Pastaj gjërat e tjera mësohen dhe vijnë me kohën.15226470_1503812626302540_1606447643_n

Para pak kohësh keni bërë edhe një postim në rrjete sociale ku jeni shprehur shumë i irritur me portalet online, çfarë kishte ndodhur?

Irritimi im i vetëm që kam patur atë periudhë kohe nuk është sepse shkruajnë për jetën time personale, por ato ditë unë kisha nxjerr produksionin tim më të ri “Afër vetes”, dhe më erdhi keq sepse në momentin që një artist nxjerr një punë të re nuk merren në fillim me punën e artistit, por merren me jetën private.

Do të kemi së shpejti ndonjë projekt të ri?

Së shpejti do të dal me katër projekte të reja, dy nga të cilat janë bashkëpunime. Nuk nuk mund të flas se më kë do jenë bashkëpunimet sepse nuk më pëlqen të tregoj pa qenë gjërat konkrete. Por që është e sigurt që katër projekte do vijnë për publikun shumë shpejt.

Si do i kaloni festat e fundvitit, në punë apo me familjen?

Nuk festoj festa prej 7 vitesh, sepse jam në punë duke kënaqur dhe kënduar për të tjerët, si për Krishlindje ashtu edhe për Vitin e ri. Deri në datë 4 jam në punë, dhe vetëm në datën 5 janar trokas gotat me familjen time.

Çfarë do doje të fshije nga 2017, dhe çfarë do doje të sillte 2018?

Do doja që këtë vit që do vijë të kem shëndetin tim dhe të familjes mirë, gjithashtu dhe një karrierë sa më të fuqishme. Nga 2017 nuk do të doja të fshija asgjë, por ndoshta të isha më aktiv në pjesën e muzikës, të kisha prodhuar më shumë produksione, sepse nuk kënaqem asnjëherë me punën time, dua të bëj akoma më shumë. Por besoj që do ja arrij për 2018.

Cenkuela Hasa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura