Erë lufte? ‘Si po ia kalon njeriu i raketave’, Trump dhe Moon Jea-in kërcënojnë Kim Jong-un

Sep 18, 2017 | 9:08
SHPËRNDAJE

Pas përsëritjes së shpeshtë të testeve të reaktorëve bërthamorë nga Korea e Veriut Presidenti Trump ka zhvilluar me urgjencë bisedime me homologun e tij Moon Jea-in. Në bisedën telefonike të zhvilluar mesditën e sotme presidenti i SHBA-ve dhe ai i Koresë së Jugut ranë dakord për intesifikim të presionit ekonomik dhe diplomatik ndaj Koresë së Veriut.

21691192_10210615713292446_390585774_n

Në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë raportohet se dy presidentët, veçse ranë dakord që të rritin presionin ndaj Koresë së Veriut, gjithashtu do të shtojnë masat mbrojtëse. Pas kësaj presidenti Trump ka njoftuar në rrjetin social Twitter se: “Fola me presidentin Moon, të Koresë se Jugut dhe e pyeta se si po ia çon njeriu i raketave. Radhë të gjata për karburant po formohen atje, shumë keq”.

Edhe stafi i presidentit koreano-jugor, Moon, publikuan për mediat të njëjtin qënbdrim dhe thanë se presidentët ishin plotësisht dakord për masat të reja ndaj Koresë së Veriut, e cila mori paralajmërmin se izolomi i mëtejshëm do ta çojë drejt kolapsit. Koreja e Veriut, me testet e fundit dhe sidomos injorimin e hapur të OKB-së, është shndërruar në një problem të madh për diplomacinë botërore, aq sa SHBA është detyruar të ketë një plan B, në rast se tensionet zbrazen në fushën e betejës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura