Erë e fortë dhe dallgë deri në dy metra lartësi, ja çfarë ja shkaktuar moti i keq në Vlorë. Njoftohet pezullimi i lundrimit për…

Mar 10, 2023 | 11:05
SHPËRNDAJE

Moti i keq që ka përfshirë vendin këto ditë ka shkaktuar erë të fortë dhe dallgë deri në 2-2.5 metra lartësi në bregdet. Korespondenti i Panorama bën me dije se në gjirin e Vlorës është pezulluar dalja në det për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Ndërsa deri më tani nuk ka pezullim për lundrimet e tragetit që shkon nga Vlora në Brindisi.

NJOFTIMI 

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë dates 10 Mars 2023 duke filluar nga ora 10.00 datë 10.03.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Në bazë të kesaj situate pezullohet në Vlorë lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit, ndërsa vijon lundrimi për tragetin Vlore-Brindisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura