Erë 100 kilometra në orë, 8 viktima e 67 të plagosur nga stuhia në Rumani

Sep 18, 2017 | 10:02
SHPËRNDAJE

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe 67 të tjerë kanë pësuar lëndime nga stuhia që përfshiu pjesën perëndimore të Rumanisë.

FED87333-8848-453C-A67A-1FEF9DA94ADF_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s

Shumica e viktimave janë regjistruar në dhe përreth qytetit Timisoara, ku erërat deri në 100 kilometra në orë kanë rrëzuar drunjtë dhe kanë shkatërruar çatitë.

“Nuk kemi qenë të paralajmëruar për këtë. Raporti për motin parashihte vetëm shi”, tha kryetari i bashkisë së Timisoaras, Nikolae Robu.

Erërat kanë bërë dëme edhe në pjesë të Serbisë dhe Kroacisë, raportuan zyrtarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura