Erdogan ‘ultimatum’ Vuçiç: Të ndërtohet rruga Beograd-Sarajevë. Shkëmben batuta me Daçiç

Oct 10, 2017 | 18:58
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha, gjatë një konference të përbashkët me homologun serb Aleksander Vuçiç, se në Serbi ka shumë hapësira për investime.

erdo-vuc

Në këtë kuadër, Erdogan shtoi se investitorët dhe kompanitë e njohura janë të interesuara për realizimin e projekteve në këtë vend.

Ndërsa u shpreh i pakënaqur me nivelin aktual të tregtisë midis dy vendeve, që arrin në vlerën e 800 milionë dollarëve, Erdogan tha se kjo shifër do të rritet në të ardhmen.

Presidenti turk tha se në 15 vjet në Turqi janë ndërtuar 19000 kilometra rrugë dhe nga 25 aeroporte që ishin, tani janë 50 të tillë.

“Dëshirojmë që të gjitha këto t’i ndajmë me Serbinë”, shtoi Erdogan.

Gjatë vizitës së presidentit turk në Beograd u nënshkruan 16 marrëveshje, ndërsa fokusi në të ardhmen do të jetë implementimi i tyre.

Në konferencë, Erdogan vuri theksin në rëndësinë e rrugës nga Beogradi deri në Sarajevë, duke kërkuar që sa më shpejt të nisë ndërtimi i saj. Ai e argumentoi këtë kërkesë me faktin se një shtet pa rrugë, nuk mund të flasë për civilizim.

Batutat me Daçiç dhe Vuçiç

Gjatë ceremonisë solemne para Pallatit Serbia, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka biseduar për disa çaste me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiç.

Pas shkëmbimit të disa fjalëve dhe buzëqeshjeve, Erdogan ka pyetur pse nuk e ka takuar Daçiçin më herët, pas vizitës në Beograd.

Në diskutim është përfshirë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili përkthyesve u ka thënë t’i tregojnë Erdoganit se Daçiçit “nuk i pëlqen të zgjohet herët”.

Serbia e konsideron Turqinë si vend mik

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç  tha se Turqia është një vend mik i Serbisë, ndërsa u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore.

Madje, mes marrëveshjeve të nënshkruara është edhe deklarata e përbashkët për themelimin e bashkëpunimit Serbi-Turqi, që përcakton takime të nivelit të lartë 1 herë në vit. Vuçiç tha se nesër në Novi Pazar do të nënshkruhen edhe katër marrëveshje, duke e çuar numrin në 16 në total.

“Jam i bindur se në të ardhmen do të ndërtojmë marrëdhënie gjithnjë e më të mira”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia ishte njëra nga vendet e para, zyrtarët e së cilës u çuan në mbrojtje të Kushtetutës së Turqisë, kur vitin e kaluar u organizua puçi.

“Serbia e konsideron Turqinë se mik. Ne jemi vend mik i popullit dhe shtetit turk”, tha ai.

Gjithashtu, Vuçiç ka paralajmëruar se do të nënshkruhet memorandumi edhe me kompaninë turke “Taip”, e cila do të investojë në Kralevë dhe do të punësojë 2.500 vetë. tesheshi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura