Erdogan, protestuesve: Lini parkun. Paralajmërimi i fundit, durimi e ka një kufi

Jun 13, 2013 | 12:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar një “paralajmërim final” për  protestuesit, duke i kerkuar atyre të lënë parkun Gezi në Stamboll.

“Durimi ynë ka nje fund. Unë jam duke bërë paralajmërimin tim për herë të fundit,” tha ai, duke shtuar se parku i perket popullit dhe jo protestuesve. 

Deklarata e tij u be gjate fjales në një takim të Partisë se tij ne kryeqytet. Reagimi i tij vjen ne nje kohe kur përleshjet mes policisë dhe protestuesve në park dhe sheshin Taksim kanë vazhduar për gati dy javë.

Aktivistët kanë thënë se nuk do të largohet nga parku derisa qeveria te heqe dore nga planet per ndryshimin e tij. Erdogan me heret ka premtuar një referendum per të ardhmen e parkut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura