Erdogan pritet të mbajë një telekonferencë me Merkel dhe Presidentin  e KE-së, zbardhen temat e diskutimit

Sep 21, 2020 | 9:30
SHPËRNDAJE

Proceset diplomatike po intensifikohen në funksion të takimit të Këshillit Evropian, që pritet të mbahen në 24-25 Shtator.

merkel erdogan

Sipas mediave greke, Rexhep Tajip Erdogan do të mbajë një telekonference, ditën e nesërme, 22 shtator 2020,  me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel .

Tema e telekonferencës do të jenë marrëdhëniet e BE me Turqinë, por edhe tensionet në Mesdheun Lindor .

Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kal χn thotë se  Erdogan ka biseduar me Kryeministrin e Italisë dhe Spanjës, si dhe kishte kontaktuar me Merkel.

“Qëllimi i këtyre kontakteve është të zvogëlojnë tensionin në zonë. Ne e kemi bërë të qartë se jemi gati të diskutojmë të gjitha çështjet me Greqinë pa parakushte,” shtoi Kalin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura