Erdogan: Popujt egjiptian dhe turk kanë unitet të bazuar në histori

May 7, 2021 | 18:06
SHPËRNDAJE

Mes aktualizimit të çështjes për bisedime të reja eksploruese midis Ankarasë dhe Kajros, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar miqësinë e lashtë midis popullit turk dhe atij egjiptian.

thumbs_b_c_5c56855d5a1fd1539fd6bb95c187651e

Pas faljes së namazit të xhamisë në Stamboll, presidenti Erdoğan gazetarëve u tha se “popujt egjiptian dhe turk kanë një unitet të bazuar në histori”.

“Si miq, ne përpiqemi të rivendosim unitetin tonë historik me popullin egjiptian”, tha Erdoğan.

Komentet e presidentit turk vijnë dy ditë pas bisedimeve eksploruese midis Turqisë dhe Egjiptit në kryeqytetin Kajro, bisedime të cilat dje në një njoftim të përbashkët për media nga të dyja palët u quajtën “të sinqerta dhe të thelluara”.

Të dy vendet shkëmbyen sinjale pozitive për vendosjen e kontakteve dhe dialogut, përfshirë bisedimet e mundshme për të përcaktuar kufijtë e tyre detar në Mesdheun Lindor.

Presidenti turk foli edhe lidhur me vaksinat e koronavirusit të ri (COVID-19), duke theksuar se vendi vazhdon përpjekjet për të përfunduar zhvillimin e një vaksine turke përderisa vazhdon të sigurojë vaksina të tjera për publikun turk.

“Sapo të jenë gati, Turqia do t’i ndajë vaksinat e saj COVID-19 me të gjithë”, tha Erdoğan, duke shtuar se shkenca nuk është për disa pjesë të shoqërisë apo botës, por për të gjithë./AA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura