Arrestimet/ Ja ‘truri’ i “grushtit të shtetit” në Turqi me pranga në duar

Jul 17, 2016 | 17:56
SHPËRNDAJE

Mes 6 mijë të arrestuarve pas grushtit të shtetit ndodhet edhe Komandanti i Bazës Ajrore Inirlik në Turqinë Jugore.

Kjo bazë përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e koalicionit.

Një zyrtar turk tha se Gjeneral Bekir Ercan Van u arrestua pasi dyshohet se është pjesë e puçit, bën të ditur Reuters.

arrestime turqi

Baza përdoret nga SHBA dhe vendet e NATO-s për të bombarduar militantët e ISIS.

Kjo më poshtë është fotoja e parë nga arrestimi i ish-kreut të Forcave Ajrore turke, Akın Öztürk, si i dyshuar  për drejtimin dhe organizimin e grushtit të shtetit që dështoi, raporton “Daily Sabah”.

Ish-komandanti i forcave ajrore General Akın Öztürk
Ish-komandanti i forcave ajrore General Akın Öztürk

Ai është dërguar në Njësinë Kundër Terrorizmit në Ankara për t’u marrë në pyetje, teksa cilësohet si “truri” i grushtit të shtetit.

Akın Öztürk
Akın Öztürk

***

CnkZ9-qXEAIVmtKTurqia është duke vazhduar me arrestimet e dhjetëra ushtarëve që morën pjesë në tentativën për grusht shteti, duke përfshirë edhe oficerë të rangut të lartë, për rolet e tyre të dyshuara në grushtin e dështuar të shtetit të premten mbrëma.

Deri më tani, më shumë se 6.000 persona janë arrestuar dhe rreth 2.700 gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra. Ky numër pritet të rritet më tej, tha Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

Një komandant brigade dhe më shumë se 50 ushtarë u arrestuan në provincën perëndimore të Denizli mëngjesit e të dielës, raportojnë mediat turke.

Të paktën 300 persona janë vrarë në përleshjet e të premtes pasi grushti i shtetit dështoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura