Erdogan ndryshon rregulloren, tani për të marrë shtetësinë turke duhet…

Sep 20, 2018 | 7:50
SHPËRNDAJE

Në Turqi ka hyrë në fuqi ndryshimi i rregullores lidhur me zbatimin e ligjit për marrjen e shtetësisë turke nga të huajt, transmeton Anadolu Agency (AA).

turk pasaporte

Rregullorja në lidhje me ndryshimin për zbatimin e ligjit për shtetësinë turke është publikuar në Gazetën Zyrtare me nënshkrimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas kësaj në rregulloren e re është ndryshuar kushti për marrjen e shtetësisë turke nëpërmjet investimeve kapitale fikse e cila më parë ka qenë në të paktën 2 milionë dollarë amerikanë dhe e cila është bërë në 500 mijë dollarë amerikanë, ose valutë dhe e konvertuar në lira turke.

Po ashtu është ndryshuar edhe rregullorja për blerjen e pasurive të patundshme me të paktën 1 milion dollarë, ku të huajt që blejnë pasuri të patundshme në shumën prej 250 mijë dollarë amerikanë, në valutë të ngjashme apo e konvertuar në lira turke do të përfitojnë nga kjo e drejtë me kushtin që tapitë e regjistruara të pasurive të patundshme të blera të mos shiten për tre vite.

Ndërkohë për investitorët është ulur nga 100 në 50 numri i punësimeve që janë të nevojshme për të marrë shtetësinë turke.

Gjithashtu një nga kushtet e ndryshuara është reduktimi në 500 mijë dollarë amerikanë, ose ekuivalentin e saj në monedhë të huaj ose lira turke, e cila më parë ka qenë me të paktën 3 milionë dollarë amerikanë për depozitat të cilat duhet të mbaheshin në bankat që operojnë në Turqi.

Edhe kushti për të blerë një minimum prej 3 milionë dollarësh të instrumenteve të borxhit qeveritar në mbajtjen e tyre në një periudhë prej tre vjetësh është azhuruar në 500 mijë dollarë amerikanë ose një monedhë ekuivalente e huaj ose lira turke.

Ndërsa termit “kursi i shitjes efektive” në paragrafin e gjashtë të nenit 20 të të njëjtës rregullore i është shtuar termi “dhe/ose kursi i këmbimit”.

Në anën tjetër, nën ombrellën e Ministrisë së Brendshme do të themelohet një komision i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanizimit, Ministrisë së Thesarit dhe Financave, Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, në mënyrë që të ndjekë procesin në lidhje me aplikimet për shtetësi.

Me hapjen e zyrave të posaçme do të ketë një interesim të drejtpërdrejt me të huajt që aplikojnë për shtetësinë turke dhe procedurat do të bëhen në kohën më të shpjetë të mundshme. Ndjekja e këtyre zyrave dhe procesit do të bëhet nga një komision i cili do të formohet nga Ministria e Brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura