Erdogan merr pjesë në përurimin e autostradës Beograd-Sarajevë

Oct 8, 2019 | 21:33
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka kërkuar udhëheqësve të presidencës së Bosnjës t’i japin fund një bllokade politike njëvjeçare që ka nxitur tensionet në vend.

1735d5b8-6ebb-4e8b-88cc-270f4332369c_w1023_r1_s

Zoti Erdogan zhvilloi një takim të përbashkët të martën në Beograd me tre anëtarët e presidencës shumetnike të Bosnjës dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Serbi, zoti Erdogan mori pjesë gjithashtu në një ceremoni për përurimin e një autostrade të financuar nga Turqia e cila lidh Beogradin me kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevën. Kjo konsiderohet si pjesë e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin mes dy vende dikur armike.

Shumë kohë pasi mbarimit të luftës së Bosnjës (1992-95), vendi vazhdon të jetëetnikisht i ndarë mes shumicës boshnjake myslimane dhe serbo-kroatëve. Mosmarrëveshjet rreth marrëdhënieve me NATO-n mbajnë të bllokuar formimin e një qeverie të re edhe një vit pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura