Erdogan mbështet zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedoni-Greqi

Feb 12, 2018 | 20:39
SHPËRNDAJE

Mbështetje në procesin për zgjidhje të kontestit me Greqinë sot pasdite dha edhe presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, i cili me delegacionin parlamentar ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi. Presidenti i Turqisë vlerësoi se kjo është mirë për Ballkanin dhe për perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

zaev erdogan

Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se në takimin me Erdogan, ku kryeministri Zaev ishte i shoqëruar nga ministri pa resor Adnan Qahil, u konstatua se dy vendet miqësore kanë potencial për avancim të bashkëpunimit ekonomik përmes rritjes së investimeve turke si dhe përmes nismave të reja nga ana e Maqedonisë./AlsatM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura