Pritja e Erdoganit në Stamboll dhe premtimi: Do ta paguajnë shtrenjtë

Jul 16, 2016 | 8:23
SHPËRNDAJE

Një turmë e madhe njerëzish e ka pritur presidentin turk, Erdogan, teksa zbriti në Stamboll.

erdogan

Kanë qenë të shumta raportimet lidhur me lëvizjet e mbrëmshme të Erdogan, teksa vendi u përfshi nga dhuna dhe kaosi që shoqëroi tentativën për grusht shteti.

Presidenti turk foli nga Stambolli, në aeroportin e të cilit u prit nga një turmë njerëzish. Ai foli për tradhëti të një pakice ushtarakësh, duke premtuar se do të fitojë mbi ata që kanë organizuar grushtin e shtetit dhe ka bërë thirrje që njerëzit të dalin dhe të kundërshtojnë këtë strukturë ilegale.

 

Çfarë u raportua mbrëmë, ku ishte Erdogan? 

Teksa Presidenti i Turqisë u shfaq në ekranin e “CNN Turk” përmes rrjeteve sociale për të siguruar popullin se është ai ende Presidenti i vendit dhe t’i bënte thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë për të kundërshtuar grushtin e shtetit, të tjera raportime në lidhje me lëvizjet e tij të fundit.

Mediat shkruanin se Presidenti Tayyip Erdoğan është duke kërkuar azil në Evropë, në kohën që një grusht shteti nga ushtria po vazhdon në Turqi.

Këtë gjë e thonë burime ushtarake amerikane, për “NBC News”.

erddd

Avioni presidencial i Erdogan thuhet se u refuzua të ulej në aeroportin e Stambollit, para se të nisej jashtë vendit. Atij më pas iu mohua azili në Gjermani, sipas NBC, para se të nisej për në Londër.

***

Sipas mediave amerikane, Erdogan ka aplikuar për azil në Gjermani pasi aeroporti i Stambollit, u bllokua nga udhëheqësit e grushtit të shtetit, ushtria turke e cila thuhet se ka marrë kontrollin politik në Turqi.

Por mediat sërish shkruajnë se Gjermania ka refuzuar uljen e avionit të tij presidencial.

Lajmi është transmetuar nga rrjeti amerikan “NBC” duke cituar burime të Pentagonit.

“Erdogan në Gjermani mund të mbështetet në marrëdhënien e mirë që ka arritur të ndërtojë me Kancelaren Angela Merkel, në sajë të marrëveshjes me BE-në për refugjatët sirianë, të ndërmjetësuar nga kancelarja gjermane”, shkruan “La Stampa”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura