Erdogan kërcënon sërish: Turqia e vendosur në luftën kundër FETO-s

Jun 23, 2018 | 10:23
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot nga Stambolli porositi se vendi i tij në periudhën e ardhshme do të jetë shumë më i vendosur në luftën kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK, raporton Anadolu Agency.

Erdoğan iu drejtua qytetarëve të tubuar në Stamboll dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale.

“Ajo që dua të them hapur është se lufta jonë kundër PKK-së në periudhën e ardhshme do të jetë shumë më e vendosur. Lufta kundër FETO-s do të jetë edhe më e vendosur”, ka thënë Erdoğan.

thumbs_b_c_e9464213ada86d0d24b5c294929f0c84

Ai kritikoi Partinë opozitare Republikane Popullore (CHP), më saktë liderin e saj Kemal Kılıçdaroğlu dhe kandidatin presidencial Muharrem Ince, të cilët, siç tha, fare nuk flasin për luftën kundër terrorizmit.

“A keni thënë gjë për luftën kundër terrorizmit, a keni thënë gjë për luftën kundër FETO-s? Jo! Pse? Sepse janë së bashku”, ka thënë Erdoğan.

Presidenti turk iu referua edhe luftës kundër terrorizmit në kuadër të të cilës nga terroristët u pastruan disa rajone në veri të Sirisë.

“Në Afrin dhe Jarabulus janë kthyer 200 mijë sirianë, ky numër do të rritet. Të gjithë këta njerëz duan të kthehen në vendin e tyre”, ka thënë Erdoğan.

Duke folur për sulmin e PKK-së mbi anëtarët e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK) në Suruc, në qytetin Sanliurfa, ku jetën humbën katër persona dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën, Erdoğan tha:

“Do të paguani shtrenjtë për atë që keni bërë në Suruc. Vrasësi që ka bërë këto mbante simbole të PKK-së, tashmë është arrestuar. Lufta jonë kundër PKK-së do të jetë edhe më e vendosur”, ka thënë Erdoğan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura