Erdogan ironizon keq SHBA, i bën paralajmërimin e fundit: Mos dyshoni…

Feb 6, 2018 | 12:02
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka derguar paralajmerimin e fundit SHBA-se, te tehiqet nga sirian Manbij, duke i kujtuar prere se forcat turke kanë për qëllim kthimin e qytetit tek pronarët e saj të vërtetë.

trump-and-erdogan

Duke folur në një takim të partisë së tij, Erdogan tha se asnje vend dhe asnje institucion nuk duhet te dyshoje ne fuqine dhe vendosmerine e Turqise. “Tashmë asnjë vend, asnjë institucion nuk do të mund të dyshojë në fuqinë dhe vendosmërinë e Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Nderkohe, RT, ben me dije se Erdogan nuk e ka kursyer ironine me SHBA-ne, duke i kujtuar asaj, operacionet dhe angazhimet me forca ne Afganistan. “Ku jeni me operacionet ne Afganistan, keni 18 vjet”- tha ai.

Ai e përshkroi praninë ushtarake amerikane në Siri si oportuniste, duke thënë se Uashingtoni kishte bere “llogari kundër Turqisë, Iranit dhe ndoshta Rusisë”.

Javën e kaluar, Gjenerali Joseph Votel, kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se “tërheqja nga qyteti me rëndësi strategjike nuk është diçka që ne po e shqyrtojmë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura