“Erdogan Hitleri i shekullit tonë”/ Prokuroria thirrje për arrestimin e basketbollistit të njohur

Dec 20, 2017 | 18:37
SHPËRNDAJE

Një prokuror turk ka bërë thirrjen për arrestimin e një basketbollisti amerikan për fyerje ndaj presidentit Rexhep Taip Erdogan, njoftojnë agjensitë e lajme në Turqi.

150713013656-20150712-starters-kanter-okc-thunder-news-00000000.1200x672

Enes Kanter, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luan për ekipin e Nju Jork Niks, dhe akuzohet se ka fyer presidentin Erdogan në Tëitter.

Pas këtij njoftimi, Kanter u përgjigj me fjalët: “Unë kam thënë më pak se sa e meriton ai njeri pa nder. Shto edhe 4 vjet për mua, mjeshtër”!

enes kanter

Më parë këtë vit, Turqia ia revokoi basketbollistit pasaportën dhe lëshoi një urdhër arresti, duke e quajtur “person të arratisur nga drejtësia” për mbështetjen e tij ndaj klerikut mysliman Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit në korrik 2016.

Pas ndalimit në Rumani kur autoritetet mësuan se pasaporta e tij ishte revokuar, Kanter e quajti Presidentin Erdogan në një konferencë shtypi “Hitlerin e shekullit tonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura