Erdogan habit me vendimin e fundit, dërgon Turqinë në zgjedhje të parakohshme

Apr 18, 2018 | 16:24
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, deklaroi se zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 24 qershor.

erdogan

Fillimisht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale për mandatin pesëvjeçar në pajtim me ndryshimet e reja kushtetuese ishin planifikuar të mbahen në nëntor të vitit 2019, por opozita turke, e jo vetëm, kanë bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Duhet të dihet se MHP kërkon zgjedhje të parakohshme pas miratimit të ligjeve rregulluese”, tha kreu i partisë i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste në Turqi, Devlet Bahçeli, një ditë më parë, teksa bëri thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 26 gusht të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura