‘Erdhi për të bërë gjilpëra në damar’, mjeku i Enverit zbulon sekretet: Si më zuri vendin Isuf Kalo

Dec 17, 2017 | 14:01
SHPËRNDAJE

Në vijim të rrëfimit të tij në “Panorama”, Hektor Peçi, mjeku personal i diktatorit Hoxha, leshon akuza ndaj mjekut qe e pasoi ate te Enveri, Isuf Kalos.

Isuf-Kalo-dhe-Enver-Hoxha-460x360

“Nga ana profesionale, ai nuk bëri profesion. Sepse ai bëri një specializim me mua në Kinë, një vit, por ishte shumë fillestar, nuk kishte punuar fare në klinikë. Më pas u kthye dhe u emërua në klinikën speciale për të bërë gjilpërat në damar për udhëheqjen. Edhe këtë punë ai nuk e bënte dot, sepse ka një dridhje duarsh kongjenitale. Por ai gjeti një vend pune. Kur më mori mua familja e Enverit, Isufi mbeti për Hysni Kapon. Kur ika unë, ai zuri vendin tim”- thote mjeku Peçi.

Sipas tij, ai nuk erdhi te klinika e udheheqjes per te marre detyren qe mori me pas.

“Të thashë që puna e tij ishte të bënte gjilpëra në damar. Gjithashtu, ai u ngrit me rrugët e tij dhe me një përbërje të mirë politike të familjes, gjeti një vend pune të kënaqshëm. Por punë në klinikat e spitalit, ai nuk ka bërë ndonjëherë. Kurse unë, 7 vjet që ndenja pranë Enver Hoxhës, nuk u shkëputa një ditë nga spitali, mbaja të sëmurët e mi nën kujdes”- tregon mjeku Peçi në “Panorama”.

Ai tregon se e mori vete Isufin per specializim dhe ishte emri qe ai vete i dha Enverit.

“Mua më kërkoi Enveri që të shkoja 1 vit specializim në Kinë. Komunikimet e rregullta i kisha me Hysni Kapon. Hysniu ma tha që tani duhet të nisesh për në Kinë, por mirë është të shkoni dy veta, që të specializohet edhe një mjek për popullin, jo vetëm për udhëheqjen. Hysniu më tha, më thuaj ndonjë emër, kë do marrësh me vete në specializim. Unë i dhashë emrin e Isuf Kalos, sepse isha mik i familjes së tij. Por jo se do ndriçonte ndonjë gjë Isufi, se akoma nuk ia kishte filluar profesionit të mjekut”- thote ai.

AFRIM IMAJ/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura