“Erdhi koha t’ia bëjmë bam”/ Alvisa dhe Bashkimi deklarojnë pëlqimin për njëri-tjetrin

Dec 4, 2021 | 22:23
SHPËRNDAJE

Konkurrentja e “Për’Puthen”, Alvisa i ka shprehur pëlqimin konkurrentit tjetër, Bashkimit. Gjatë emisionit mbrëmjen e sotme, ata kanë deklaruar se janë në këtë format vetëm për njëri-tjetrin.

hyseni1

E emocionuar, Alvisa i shprehu pëlqimin Bashkimit, ndërsa tha se tani do të jetë e lumtur.

“Kam kohë pa pasur kështu komente të bukura, shpresoj të jetë kështu tani e në vazhdim”, u shpreh Alvisa.

“Të kam dhënë kohë. Mendoja se mos kishe interes për ndonjë tjetër, por tani jam e sigurt”, i tha ajo konkurrentit.

Në rrugëtimin e saj në “Për’puthen”, Alvisa ka pasur momente të vështira, sidomos kur ish i dashuri i saj, Hyseni e shantazhoi para të gjithëve.

Por ajo u kthye në program pas disa ditëve pushim, dhe deklaroi se arsyeja e vetme është pëlqimi që ka për Bashkimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura