Eranda Libohova flet për herë të parë për partnerin dhe funstanin e bardhë (Video)

Nov 18, 2019 | 15:11
SHPËRNDAJE

Ajo asnjëherë nuk flet për jetën e saj private nëpër intervista. Sa më ‘hermetike’ tregohet Eranda Libohova për këtë pjesë, aq më shumë ndez kureshtjen e gazetarëve dhe fansave të saj.

E ftuar në ‘E Diell”, ajo është ‘ngacmuar’ gjithashtu për jetën e saj private, partnerin, por edhe për fustanin e bardhë të nusërisë.

Pak kohë më parë u tha se këngëtarja kishte qarë për një dashuri 22 të para 22 viteve sepse i ishte dashur të largohej për në SHBA.

Këtë Eranda e sqaroi duke thënë që titulli nuk kishte lidhje me lajmin por nuk mohoi faktin që ajo ishte histoi e vërtetë.

“Titulli s’kishte lidhje me lajmin. Kur kalon koha, njeriu është dhe më i ftohtë emocionalisht dhe i tregon gjërat më kollaj”,- tha ajo. Por, duke qenë e pavarur ekonomikisht dhe me një karrierë të afirmuar, çfarë kërkon këngëtarja tek një mashkull

Kësaj pyetjeje të gazetarit, Eranda i është përgjigjur me dy fjalë: “Njeriun e mirë”. Këngëtarja është pyetur edhe për funstanin e bardhe dhe se si e do atë kur të martohet.

“Do doja të ishte një tubino, pra një fustan i ngjitur pas trupit, poshtë gjurit, që edhe t`i tregojmë pak këmbët”.

Megjithëse ka kënduar në shumë dasma, ajo u shpreh se ende nuk ka menduar për dasmën e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura