‘Epoka e sherifëve lokalë përfundoi’, premtimi i Zaev pas zgjedhjeve

Oct 16, 2017 | 7:57
SHPËRNDAJE

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij para Qeverisë tha mbreme vone se qytetarët e kanë pritur lirinë.

zaev

“Jam njeri krenar që jetojë në një kohë kur Maqedonia demonstroi vullnetin e lirë. Epoka e sherifëve lokal përfundoi”, tha Zaev, përcjell TetovaSot.

Ai tha se tani nuk ka kohë për justifikime, por të përveshen duart, dhe të punohet për popullin, sepse njerëzit e meritojnë atë.

Zaev tha se ata do të dëgjonjnë dhe do të punonjnë në mënyrë transparente, me përgjegjësi. Ai bën thirrje për ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i kryesuar nga LSDM-ja, në raundin e parë nga zgjedhjet lokale fitoi në 40 komuna, ndërsa kryeson bindshëm në Shkup, tha mbreme lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

Vlerësoi se zgjedhjet ishin jashtëzakonisht korrekte, demokratike dhe të rregullta dhe se në to, siç tha, fituan të gjithë me shprehjen e vullneti të lirë. Me këtë, theksoi, i jepet përkrahje një shoqërie për të gjithë dhe për rritje dhe zhvillim.

Nga rezultatet për 469 vendvotime nga gjithsej 658, për kandidatin për kryetar komune në Shkup nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja ka 75.626 vota, ndërsa 53.812 për kundërkandidatin nga VMRO-DPMNE-ja.

Nëse vazhdon ky trend do të kemi fitore që në raundin e parë”, tha Zaev, në festimin para Qeverisë.

Në Shkup, siç tha, fituam edhe në komunën Gjorçe Petrov, Karposh, Qendër, Aerodrom, Shuto Orizarë, ndërsa një dallim të ngushtë ka në Kisella Vodë, Butel dhe Gazi Babë, ku kandidatët e LSDM-së janë favoritë për në raundin e dytë.

“Fituam në Zelenikovë, Haraçinë, Kumanovë, Rankovc, Kriva Pallankë, Kratovë, Koçan, Pehçevë, Dellçevë, Berovë, Konçe, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novosellë, Strumicë, Vallandovë, Bogdanci, Dojran, Gjevgjeli, Demir Kapi, Negotivë, Llozovë, Veles, Prilep, me 12.000 vota në Manastir, Resnjë, Ohër, Debarcë, Vevçan, Krivogashtan, Mavrovë dhe Rostushë, Krushevë, Jegunovc, dhe me siguri edhe në disa”, tha Zaev.

Pret fitorja të vazhdojë aty ku nuk kanë arritur që në rrethin e parë zgjedhor.

Sipas Zaevit, qytetarët kanë treguar se sa janë të rëndësishme vetëadministratat lokale. U porositi kryetarëve të rinj se ka përfunduar epoka e sherifave lokalë dhe apeloi për ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi para qytetarëve.

“Na dhanë nder të madh, por edhe përgjegjësi qytetarët tanë, tani më nuk ka arsyetime, por duhet t’i përvishemi punës. Sonte të festojmë, ndërsa prej nesër me përgjegjësi, përkushtim dhe respekt ndaj secilit qytetar pa dallim nëse ka votuar për partinë fituese ose jo. Ne jemi pushtet përgjegjës lokal dhe qendror para të gjithë qytetarëve”, porositi lideri LSDM-ja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura