“Epo, ajo do të kalojë nëpër disa gjëra”, ish-ambasadorja e SHBA zbulon bisedën e Trump: Ishte kërcënim

SHPËRNDAJE

Marie Yovanovitch, ish-ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, ka thënë ta ketë konsideruar veten të kërcënuar, pas një bisede të cilën ka zhvilluar presidenti amerikan, Donald Trump, dhe në të cilën përmendet emri i saj.

280C4DEE-58BE-4AE5-B6A6-935A1E7841FE_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s

Ish e dërguara e posaçme e SHBA-së në Ukrainë, aktualisht është në qendër të diskutimeve në hetimet që po zhvillojnë demokratët për shkarkim të Trumpit.

Ajo i ka thënë Kongresit se ka qenë “shumë e shqetësuar” pas bisedës që ka zhvilluar Trump me liderin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Nuk e kam ditur çfarë do të thotë”, është shprehur Yovanovitch.

“Kam qenë shumë e shqetësuar. Ende jam”.

Trump i ka thënë homologut të tij: Epo, ajo (Yovanovitch) do të kalojë nëpër disa gjëra”.

Ky lajm vjen pasi demokratët kanë publikuar transkriptet e para të dëshmive që janë zhvilluar me dyer të mbyllura, në kuadër të hetimeve për Trumpin.

Presidenti republikan dyshohet se ka tentuar t’i bëjë presion Ukrainës për të hetuar disa pretendime të pabazuara për korrupsion kundër rivalit të tij politik, Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter, i cili ka punuar në një kompani gazi.

Gjatë bisedës së zhvilluar më 25 korrik, mes Zelenskyt dhe Trumpit, presidenti amerikan e përshkruan ish-ambasadoren Yovanovitch si “lajm të keq”.

Kjo thirrje telefonike ka nxitur nisjen e hetimeve për shkarkim, pas dyshimeve se Trump ka abuzuar me pushtetin.

Trump e ka konsideruar hetimin për shkarkim si “mashtrim” mirëpo e ka pranuar se “i ka vështirësuar punën”.

Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth asaj nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që ka nisur një procedurë për shkarkim të presidentit, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi. REL

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.