Epidemiologu serb: Në Preshevë dhe Bujanoc situata me COVID-19 është jashtë kontrollit

Aug 5, 2020 | 23:26
SHPËRNDAJE

Epidemiologu i Shtabit Emergjent në Serbi, Branislav Tiodoroviç gjatë qëndrimit në Bujanoc tha se gjendja me koronavirusin në Bujanoc dhe Preshevë është serioze.

branisllav-780x439-770x433

“Një pjesë e madhe e gjendjes në Bujanoc dhe Preshevën është jashtë kontrolle sepse nuk ka pasqyrë të qartë të të infektuarve. Ata shpesh shërohen në ordinanca private dhe në Kosovë që i drejtohet sistemit shëndetësorë”, tha mes tjerash Tiodoroviç.

Epidemiologu thotë se numri i deklaruar prej 170 personave të prekur me COVID-19 në Bujanoc nuk është real.

“Numri i vërtetë i të infektuarve me virus nuk është i njohur në Bujanoc dhe Preshevë, dhe ky është problemi më i madh sepse nuk kemi një vlerësim real të situatës”.

Që nga fillimi i epidemisë në komunën e Bujanocit, 12 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.

Ditë më parë një mjek shqiptar nga Presheva ka deklaruar për RTV Dukagjinin se shqiptarët e Luginës së Preshëvës të prekur me COVID-19 po kanë frikë të trajtohen në spitalin e Vranjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura