Enxhi Çuku: Filmi “Femrat” me Ermal Mamaqin më dha famën si aktore, ja seriali ku do të më shihni

May 26, 2017 | 17:58
SHPËRNDAJE

Modelja Enxhi Çuku, e cila u bë e njohur para katër vitesh në komedinë romantike “Femrat” me Ermal Mamaqin, bëhet sërish pjesë e kinemasë si pjesë e kastit të filmit të ri episodik “Kangur”. Pas suksesit të interpretimeve në “Bunker”, “Bloodlands” dhe “Jeta midis ujërave”, aktorja është përzgjedhur për këtë projekt të ri me regjisor Luan Kryeziun.

Filmi trajton tema aktuale të ndodhive në shoqëri dhe Enxhi ka fituar rolin e saj mes aktorëve të tjerë që interpretojnë në këtë film episodik, të cilët janë: Klodian Hoxha, Besmir Bitraku, Florian Agalliu, Klea Huta, Eva Murati, Igli Zarka, Alesia Xhemalaj, Kliton Rama etj.18261210_10210437088458137_

Për goditjen e parë të famës me komedinë “Femrat” dhe ofertat që po merr prej katër vitesh si aktore, Enxhi rrëfehet për gazetën “Panorama”.

Si u bërë pjesë e filmit të ri “Kangur” dhe çfarë tematike trajton ky film?

Për filmin episodik “Kangur”, me regji të Luan Kryeziut, është zhvilluar gjithë audicioni në Tiranë, ku edhe janë përzgjedhur aktorët që do të interpretojnë, mes të cilëve edhe unë. Xhirimet do të zhvillohen këtu, ndërkohë që pjesë e kastit janë aktorë të tjerë të teatrit dhe kinemasë. Është një produksion shumë i madh dhe ky film me seri trajton temat aktuale të një familjeje, vështirësitë dhe shoqërinë.

Çfarë roli do të kesh ti në këtë serial televiziv?

Ende nuk e di rolin, pasi është duke u shkruar, domethënë seri pas serie. Thjesht na kanë publikuar emrat për këtë projekt që do të jetë i punuar si film dhe që do të shfaqet me seri në televizion. Regjisori nga Kosova ka preferuar të punojë me shqiptarët e Shqipërisë këtë herë, ndërsa kasti i aktorëve më vjen mirë që duke qenë serial u jep mundësinë shumë aktorëve të jenë pjesë e tij, e sidomos të rinjve.

Njihesh me të gjithë aktorët e përzgjedhur. Cilët preferon më shumë prej tyre?

Një pjesë po i njoh. Simpatia ime shkon normalisht për ata, të cilët kam ndarë projekte të mëparshme dhe i njoh më shumë. Do të veçoja Klodi Hoxhën, me të cilin kam punuar në filmit “Bunker” dhe Alesia Xhemalajn në “Bloodlands”.

Krahasuar me komedinë “Femrat”, si e sheh veten brenda “Kangur”? Pra, ku mendon se e gjen më shumë veten te realiteti i trajtuar me humor, apo me seriozitet?

Ende s’e kam provuar punën me këtë produksion. Filmi “Femrat” ka një rëndë- si shumë të madhe në eksperiencën time si aktore. Ishte projekti që më hapi dyert dhe mund të them që nga të gjitha eksperiencat e realizuara deri tani do ta veçoja si më të mirën në çdo aspekt.

U identifikove në lojën aktoriale me Ermal Mamaqin te “Femrat”. Si partner, me cilin aktor mund ta zëvendësoje në kinema?

(Qesh) Në atë film ai ishte i duhuri për atë rol, përderisa iu besua ai rol. Nëse pyetja do të ishte edhe për projektet e tjera mund të them që nuk e kam problem cilido të ishte partneri im, pasi e rëndësishme është që të kemi një kimi të mirë, për shkak të rolit e në dobi të filmit. Pak rëndësi ka kush do të ishte. Çdo gjë është në funksion të filmit.

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura