Enveri parandjeu vdekjen e tij kur mori vesh lajmin për Sandër Prosin? Regjizori: Foli për pranverë të hidhur

Apr 17, 2018 | 13:38
SHPËRNDAJE

Enver Hoxha e mësoi prej Nexhmijes lajmin për ndarjen nga jeta të Sandër Prosit teksa po xhirohej filmi “Pranverë e hidhur” në Durrës.

Muharrem Fejzo
Muharrem Fejzo

Aktori i njohur u nda nga jeta në 24 mars teksa kolegët e prisnin në sheshin e xhirimit.

Regjizori i filmit Muharrem Fejzo në intervistën për Panorama tregon se “ngjarja që mori dhenë, sakaq kishte mbërritur deri në veshët e Nexhmie Hoxhës. Gjatë një shëtitje  ranë liqenit, ajo i kish thënë të shoqit: “Enver. Do të të jap një lajm të keq, por ti mos u trondit. Aktori Sandër Prosi na la!”. Ai kishte kthyer kokën më një vështrim pyetës: “Si, qysh?”. Ajo i kishte futur krahun dhe i ishte përgjigjur: “Po. Gjatë xhirimit të një filmi në Durrës”. “Në cilin film?”. “Pranverë e hidhur”… Ai kishte ndalur duke gërvishtur dheun me bastunin e tij dhe më pas me vështrimin drejt askundit, kish thënë: “Kjo pranverë, me gjithë mend do të jetë e hidhur”… Mos mendoi vallë se humbja e Sandrit ishte paradigma e fundit e tij? Ditët e zisë duhet t’i shfrytëzonim për ripërpunimin e mëtejshëm të skenarit, por ishte e pamundur. Mendjet tona ishin tharë. Skenari na dukej një gjë koti”.

INTERVISTEN E PLOTE NGA ANI JAUPAJ E LEXONI NE PANORAMA PRINT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura