ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË/ Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes, Njoftim për rinovim licence

Mar 27, 2020 | 10:36
SHPËRNDAJE

ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË

Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes

Njoftim për rinovim licence          

Në zbatim të nenit 43, pika 2 e Ligjit Nr.43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar; nenit 19 gërma ”a”, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10, pika 8, të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike”, bëjmë me dije se shoqëria “Alpiq Energy Albania” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për rinovimin e licencës së tregtimit të energjisë elektrike.

Me vendimin  nr. 52, datë 26.03.2020, Bordi i ERE-s, filloi procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë “Alpiq Energy Albania” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.

Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Viktor Eftimiu”, 1023, Tiranë, si dhe në postën elektronike, në adresën [email protected], nisur nga situata e krijuar për shkak të pandëmisë COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura