Eni Vasili u hyn seriozisht librave

Dec 1, 2015 | 13:46
SHPËRNDAJE

IMG_1153

Eni Vasili u futet librave. Pas një karriere shumëvjeçare në lëmin e gazetarisë televizive, ku duket se i ka lëvruar të gjitha zhanret, që nga raportimi i lajmit tek reportazhi e dokumentari dhe që nga moderimi i lajmeve tek emisionet politike, gazetarja e njohur u përball me librin, duke zgjedhur si fillim fushën e përkthimit. Dhe jo një roman, por një libërdëshmi për një nga plagët më të errëta të kohës, pikërisht mafien. Autori është Pietro Grasso, ish kryeprokurori kombëtar i Antimafies, sot Presidenti i Senatit Italian.

Sipas gazetares, libri është një histori e treguar prej njërit prej atyre që luftuan në radhët e para e që më së miri dokumenton të thëna e të pathëna më parë rreth një makinerie të ndërtuar për të menaxhuar lojën mes krimit dhe pushtetit ekonomik dhe atij financiar. “Libri në vetvete është një akt denoncimi, bërë nga një njeri që rrezikun nga mafia e ka përjetuar në vetë të parë dhe ka provuar gjithashtu humbjen e kolegëve dhe miqve në betejat me të. Botuesit e OMBRA GVG insistuan që ta përktheja unë librin, pasi besuan se interpretimi i tekstit nga një gazetar është një vlerë e shtuar. E kam përkthyer gjatë verës, edhe gjatë pushimeve e kam pasur me vete, Ka dalë një produkt që më ka dhënë shumë kënaqësi”, shprehet Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura