Eni Vasili tregon “pritën” që gazetarët i bënë Bashës: Ai me një lloj arrogance…

Feb 3, 2018 | 7:12
SHPËRNDAJE

ENI VASILI/ “Nano, ik! Sepse ti, me monopolet e tu, të Dukëve, Malajvitëve, Baçëve, Naçëve etj, ke shkatërruar në 4 vjet 200 mijë vende pune”. Kjo pjesë është shkëputur nga fjalimi i Berishës në protestat e opozitës në vitin 2004, që u pagëzuan “Nano Ik!”. Në krah të Berishës kishte shumë politikanë, të cilët sot i ka kundërshtarë. Një ndër ta ishte nënkryetar i PD-së së asaj kohe, Bamir Topi e shumë demokratë të tjerë që nuk janë më sot në PD. Bashkë me Berishën në atë lëvizje ishte edhe kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erjon Veliaj. Kontribues në atë protestë ishte edhe Ilir Meta e grupi i tij i sapo shkëputur nga Partia Socialiste.

eni vasili3

Protesta e shkurtit të vitit 2004, një ndër më të mëdhatë e organizuar nga opozita, nuk e rrëzoi kryeministrin Nano, por e lëkundi fort mazhorancën me pjesëmarrëjen masive dhe dhe frymën e re opozitare që ngjalli.

Sot kohët kanë ndryshuar. Duket se demokratët e kanë humbur dëshirën për të protestuar. Në vitin e pestë të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama ka shumë arsye për të krkuar rrëzimin e qeverisë, por protestat janë shumë të ndryshme nga ajo e vitit 2004, edhe pse më të shpeshta.

Të shtunën që shkoi, më 27 janar, opozita protestoi sërish kundër qeverisë Rama. Këtë herë arsyeja që e nxiti, ishte zgjedhja e prokurores së përgjithshme, që sipas opozitës, u bë në shkelje të kushtetutës. Protesta u vlerësua si e suksesshme përsa i përket pjesëmarrjes, por duhet theksuar se në shesh ishin simpatizantët e të gjitha forcave politike, përveç socialistëve. Më tepër se një protestë ishte një marrshim më pak se dy orësh, për të dëgjuar ato çka u lexuan nga podiumi përkarshi kryeministrisë.

Kryedemokrati Basha tha të enjten në mbremje në Studio e Hapur se fajin për mosefikasitetin e aksionit opozitar e ka një lloj tulatjeje e reagimit qytetar , se shoqeria cilvile dhe  elitat  nuk reagojne se media nuk del të protestojë me qytetarët dhe se opozita e vetme nuk mund të bëjë asgjë. Dhe deri këtu  ndoshat ka të drejtë . Pytja që shtrohet është përse ? Përse nuk ka një frymë antiqeveri si në 2004, pse populli nuk është në rrugë ,pse opozita nuk e ka në krah median ose të paktën një pjesë të spikatur të saj, dhe pse ajo nuk po arrin të gjenerojë një frymë popullore antiqeveri.

Kësaj pyetjeje zoti Basha nuk arriti dot ti përgjigjej dje mbrema në Studio e Hapur . Ai foli per taksën e fermerëve në programin e tij si kryeministër por nuk na tha  më së paku cili është ekipi I tij me të cilën do I bindë shqiptarët se do qeverisë ndryshe  , pse në protestat që ai organizon e marrin ende fjalën njerëz që përfaqësojne një kohë tjetër nga ajo që pretendon të ndërtojë Basha në PD, dhe mbi të gjitha a distancohet ai nga sistemi oligarkik që sipas Lubonjës ka kapur ekonominë peng e gjithashtu zhvillimin e vendit. Me tone shumë të larta në kufijtë e arrogancës kreu i opozitës Basha e quajti perpjekjen e gazetarëve për të marrë këto përgjigje nje “pritë“ ndaj kryetarit të opozites  por në në fakt sot kjo përgjigje më shumë se gazetarëve dhe analistëve I duhet atij vetë.

Hapur.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura