Eni Vasili surprizon me sensualitetin

Feb 22, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Moderatorja dhe autorja e “Studio e hapur” në kopertinën e revistës “Psikologji”

“Disa muaj më parë, në shtëpinë e Helena dhe Ismail Kadaresë, më bënë të njëjtën pyetje. Pas shpjegimeve të mia të stilit përvjedhës, Ismaili më thotë: “Ti çoç ke pritur nga dashuria. Në kokën tënde librat kanë ndërtuar për dashurinë, ndoshta që në vogëli, pritshmëri që nuk i takojnë realitetit”.

Ka thyer rregullin e vajzave serioze të ekranit, duke nxehur kështu atmosferën në këtë fund dimër. Fjala është për Eni Vasilin, gazetaren e njohur të debateve të forta politike, e cila i ka suprizuar të gjithë me mënyrën si ka zgjedhur të shfaqet në kopertinën e revistës “Psikologji” në këtë muaj të dashurisë. Dalja e revistës në treg përkoi me atmosferën e Shën Valentinit dhe jo pa qëllim Eni ka menduar si veshje një fustan nusërie, të cilin e ka thyer me një palë çizme të lidhura me zinxhirë, të përdorura si shprehje e figuracionit të idesë se çfarë mund t’ia lidhë këmbët Enit. Ashtu siç e ka emërtuar programin e saj “Studio e hapur” në “News 24”, ku qëllimi është zbardhja e të vërtetave nga terreni i ashpër politik, Eni ka folur hapur në këtë zbulesë të shpirtit të saj. E ka nisur rrëfimin e gjatë me konceptim e saj të qenët vajzë e famshme me fjalët; “Të qenët e rezervuar është pjesë e karakterit tim. E kam të vështirë të dal nga vetja…” Gazetaria në Shqipëri është pjesë e kontekstit ku jetojmë dhe s’mund ta idealizojmë e as ta nëpërkëmbim. Është një botë plot me probleme, ashtu si vetë shoqëria shqiptare. Të qenët e hapur është një përpjekje sa realiste, po aq edhe arritje utopike. Në këtë gjë nuk ka vlera absolute”, shprehet ajo. Intervista e gjatë, ku përveç profesionit të gazetares, pasioneve të tjera dhe dashurisë, është titulluar “Për dashurinë që shemb një burrë”. Po cila është marrëdhënia e Enit me dashurinë? Ajo e rrëfen në këtë mënyrë: “Disa muaj më parë, në shtëpinë e Helena dhe Ismail Kadaresë, së bashku me të ftuar të tjerë, ndërsa drekonim me gatimet e mrekullueshme të një zonje si Helena, më bënë të njëjtën pyetje. Pas shpjegimeve të mia të stilit përvjedhës, Ismaili më thotë: “Ti çoç ke pritur nga dashuria. Në kokën tënde librat kanë ndërtuar për dashurinë, ndoshta që në vogëli, pritshmëri që nuk i takojnë realitetit”. Iu përgjigja se kjo ishte e keqja më e vogël. Më e madhja është që vazhdoj të besoj akoma njësoj”. Dhe dashurinë, në të vërtetë, ajo e sheh si diçka të fuqishme sa të shembë çdo burrë”, sipas një vargu të Lasgush Poradecit. Për sa i përket epërsisë së burrave në Shqipëri, ajo thotë se shpesh, ndërtueset më të zellshme të murit më të lartë të maskilizmit në Shqipëri janë vetë femrat. Ekziston një lloj konkurrence e heshtur, një lloj gare zilish e smirash që i largon ato nga një solidaritet i domosdoshëm mes tyre”. Eni Vasili ka një karrierë të gjatë në gazetarinë televizive dhe nuk kalon pa rënë në sy forma e saj e mirë fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura