Eni Vasili: Lubonja aset i shoqërisë, nuk pranoi të largohej nga “News 24” pavarësisht ofertave që mori

Feb 3, 2018 | 16:25
SHPËRNDAJE

Eni Vasili tashmë do të jetë në transmetim edhe ditën e enjte me emisionin e saj “Studio e Hapur”, krahas ditës së hënë dhe të martë.

Në një intervistë për Panorama Plus, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve rreth emisionit e jo vetëm.

Fatos Lubonja do të jetë analist i përhershëm i së enjtes. Mund të na thoni një opinion personal për të, duke pasur parasysh gjithë rrugëtimin e tij në gazetari dhe publicistikë? Si ju duket qëndrimi i tij qartësisht antipushtet dhe sidomos antiRamë? Ku ndaheni dhe ku bashkoheni në ideologji me Lubonjën?

Lubonja është një aset i shoqërisë shqiptare dhe zëri i tij, kapital i medias. Jam shumë e kënaqur që ai do të jetë pjesë e “Studios së hapur”. Lubonja nuk pranoi të largohej nga logoja e “News 24” me gjithë ofertat e shumta, që me sa di ka marrë, çka më bën të mendoj se ai, jo vetëm nuk ka ndjerë ndonjëherë censurë në këtë televizion, por edhe beson se do të vazhdojë të jetë kështu. Besimi i tij është edhe i imi…

Te plote e lexoni tek Panoramaplus.al:

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/eni-vasili-lubonja-aset-i-shoqerise-nuk-pranoi-te-largohej-nga-news-24-pavaresisht-ofertave-qe-mori5/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura