Eni Koçi në telashe me këngëtaren që kërkon t’i marrë Gencin, kush është vajza që hyri mes çiftit

Oct 25, 2020 | 18:56
SHPËRNDAJE

Disa muaj pas krisjes në lidhjen serioze të Eni Koçit me Genc Prelvukajn për shkak të një femre tjetër të muzikës, duket se telashet nuk mbarojnë këtu për motrën e vogël të Greta Koçit.

genci eni tringa (2f)

Këngëtarja e njohur në muzikë si “Tringa Kay” nuk ndalet në provokimet e saj publike për ish-menaxherin e saj, Gencin, deklaratë që komentuesit e kanë konsideruar si këmbëngulje të saj për t’ia rrëmbyer nga duart partnerin që Eni e do shumë.

genci eni tringa (19)

Këngëtarja, e cila u bë mollë sherri për çiftin pasi hyri në studion e Genc Prelvukajt, në mars të këtij viti tregoi historinë në paskuinta me producentin e saj, duke deklaruar se ishte e vetmja femër në studion e tij dhe që kishte nevojë për 100 për qind vëmendje nga ai.

genci eni tringa (11)

E pas kaq muajsh, këngëtarja e ftuar në një emision ka folur pa dorashka për jetën e saj private, planet e së ardhmes apo raportet me kolegë të vjetër e të rinj, duke i hedhur sërish benzinë zjarrit.

genci eni tringa (16)

Dikur Tringa menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj dhe e pyetur si i ka tashmë marrëdhëniet me të, ajo la të kuptohet se ka hatërmbetje nga Genci. Kjo pasi, megjithëse prej kohësh ruanin raporte, ai e kishte hequr nga “Instagram”-i, qëkur ishte lidhur me Eni Koçin.

genci eni tringa (15)

Ma ka hequr nga ‘Instagram’-i. E kuptoj se tani është lidhur me Enin, por ne kemi punuar bashkë… Po nejse, është jeta e secilit, kështu edhe unë ndoshta ia heq ‘follow’-n kur të gjej burrë!”, u shpreh Tringa.

genci eni tringa (6)

HISTORIA QË S’MBETI BRENDA STUDIOS MUZIKORE DHE LUFTA E ENIT ME TRINGËN PËR GENCIN

E si doli në dritë prezenca e Tringës në jetën e çiftit Eni-Genci?

genci eni tringa (5)

Duke qenë se në rrethin e artistëve nisën të qarkullonin thashethemet se Tringa, pjesë e kompanisë së Genc Prelvukajt, u largua nga ai për shkak të xhelozisë së Enit, më pas ishte vetë këngëtarja që rrëfeu në ekran këtë histori, që është një nga ato që ndodhin rëndom mes artistëve, por që mbeten shpesh sekrete.

genci eni tringa (8)

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja me origjinë nga Kosova foli edhe për faktin e largimit nga dy labele të rëndësishme, ai i Genc Prelvukajt dhe i Bleros. Tringa rrëfeu se nuk kishte një sherr në mes, por ishte thjesht çështja se nuk po kishte fat duke bashkëpunuar me këto dy këngëtarë, kështu që zgjodhi të ishte e vetme në tregun muzikor, duke marrë më shumë përfitime.

genci eni tringa (3)

E pyetur nëse kishte ndikuar Eni Koçi dhe xhelozitë për ta larguar nga studioja e Genc Prelvukajt, këngëtarja tregoi se ai është shumë i rregullt dhe u kushton rëndësi të gjithë këngëtarëve njësoj.

genci eni tringa (12)

Me Gencin kam qenë vetëm unë femër. Të gjithë kanë qenë djem. Kështu që nuk kishte ndonjë xhelozi. I kemi pasur marrëdhëniet krejt mirë mes veti. S’ka ndodh ai sen. Genci ka punuar pak me planprogram.

genci eni tringa (9)

Genci në atë kohë shkoi në Amerikë dhe bëri bashkëpunimin me Genta Ismajlin. Unë, si këngëtare e re, kisha nevojë për më pak vëmendje se jam luan, kështu që ne luanët duam që t’i kenë sytë nga ne 100%”, u shpreh Tringa.

genci eni tringa (4)

Ky rrëfim në ekran u komentua më tej në media, dhe miq të çiftit deklaruan se në fakt kjo këngëtare rrezikoi jo pak lidhjen serioze të Enit me Gencin.

Tringa është vetëm 22 vjeçe dhe mori vëmendje, pasi u bë pjesë si e vetmja femër këngëtare e një prej kompanive më të mëdha muzikore në Prishtinë “Black Fish Entertainment”, me pronar Genc Prelvukajn.

genci eni tringa (2)

Në maj 2016, Tringa Kay publikoi videoklipin “Your Love“, në bashkëpunim me Fajt, një projekt ky me producent Prelvukajn. Një vit më vonë publikoi videoklipin “I Huaj” dhe pas një viti tjetër, atë me titull “Tradhtar je ti“, kësaj here me të tjerë producentë.

Ka nga ata komentues cinikë që dëshmojnë se titujt e këngëve janë një ditar i saj në marrëdhënien me Gencin.

ENI DHE GENCI TË FIKSUAR PAS NJËRI-TJETRIT, NUK LËNË HAPËSIRA PËR PERSONA TË TRETË AS NË KLIPE

genci eni tringa (18)

E vërteta është që Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj nuk janë vetëm çift në jetë, por edhe në muzikë. Përveç disa klipeve që kanë realizuar bashkë, projekti i fundit i Gencit dëshmon faktin se ata janë aq të fiksuar pas njëri-tjetrit, sa nuk lënë hapësira për persona të tretë as në projektet e tyre.

eni koçi genc prelvukaj (4)

Këtë fakt e dëshmon edhe projekti më i ri muzikor i këngëtarit të njohur. Artisti bëri të ditur se kënga e tij e radhës do të lançohet më 1 nëntor, duke treguar se pjesë e klipit është edhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi. Kjo do të jetë kënga e parë e Gencit me klip nga albumi i tij i ri “Gentivs II”.

genci eni tringa (17)

Një moment që kthehet në kujtim të përjetshëm!”, ka shkruar ai krahas fotos me Enin.

Po si nisi historia e Eni Koçit me Genc Prelvukajn, të cilët tashmë kanë planifikuar edhe ceremoninë e afërt të martesës?

eni koçi genc prelvukaj (2)

U bënë vite që këngëtarët kanë zyrtarizuar romancën e tyre të komentuar nga portalet për një kohë të gjatë. E duket se pas një periudhe testimi që i kanë bërë dashurisë së bashku, nuk mungojnë herë pas here reflektimet e tyre për dashurinë.

genci eni tringa (10)

Ka qenë Genci ai që ka treguar anën e tij romantike përmes postimeve në “Instagram”.

Krah Enit, ai shprehej për festa: “Jashtë dritareve borë e bardhë. Brenda ngrohtësi që vjen nga sytë e saj. Gjysma ime më e mirë!”.

Të njëjtin postim e bëri edhe Eni, e cila po ashtu e ka konsideruar artistin nga Kosova si “gjysma ime më e mirë”.

genci eni tringa (14)

Burime për “Panorama Plus” pranë çiftit më të komentuar të showbiz-it treguan se ata kishin nisur bashkëjetesën në Prishtinë dhe festat po i prisnin si familje apo si burrë e grua në shtëpinë e tyre.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ka kohë që e kanë bërë lidhjen publike dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë nguruar të shprehin në çdo rast ndjenjat ndaj njëri-tjetrit. Ishte Genci që e theu akullin, pasi i dedikoi fjalët më të bukura partneres së tij 15 vite më të re, me rastin e 23-vjetorit.

genci eni tringa (1)

Çifti i njohur përfliteshin prej shumë kohësh për një histori dashurie, por në fund të dhjetorit të 2018-ës ata e konfirmuan duke u shfaqur përkrah njëri-tjetrit në festën e fundvitit të organizuar nga Labinot Gashi.

Këtë deklarim të lidhjes në media e vulosën me disa foto pushimesh të çiftit në Tajlandë. Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq.

genci eni tringa (7)

Pas konfirmimit publik nuk munguan fotot nga ana e Enit në “Instagram”, ku shfaqej shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin. Vetë këngëtari zbuloi se kënga “Ylli e Hana” ishte një dedikim i pastër për dashurinë e tyre.

Historia e çiftit Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi u zbulua në 2017-ën nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe.

eni koçi genc prelvukaj (12)

Kujtojmë që Eni po ashtu nuk nguroi të hidhte një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para. Bashkë me një foto të çiftit Prelvukaj, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj.

eni koçi genc prelvukaj (10)

Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie që i bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike.

Prania e Tringa Kay-t thuhet se i ka trazuar pak ujërat e lidhjes, që ata e konsideronin të paqtë, pasi ndiheshin shumë të sigurt në krah të njëri-tjetrit.

eni koçi genc prelvukaj (3)

Le të shohim se si do të vazhdojë kjo histori, apo do të jetë telenovela e re e showbiz-it shqiptar me tentativat e Tringa Kay-t për t’u hyrë në mes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura