Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj shndërrohen në çift posesiv pas ndarjes së përfolur, tani duete vetëm me njëri-tjetrin

Oct 20, 2018 | 12:54
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Eni Koçi dhe reperi nga Kosova Genc Prelvukaj kanë publikuar projektin e ri, i treti bashkëpunim në vitet e tyre të lidhjes.

eni-genc

“Harrove” titullohet ky projekt, prezantimin e të cilit e bëri i pari vetë Prelvukaj. Ky projekt i tyre është publikuar edhe në kanalin e “BlackFish”, tekstin e të cilit e kanë shkruar vetë artistët, të cilët prej vitesh përfliten për një histori dashurie, që e kanë konfirmuar në një mënyrë apo tjetër.

Por ashtu si shumë lidhje VIP, edhe historia e Enit me këngëtarin 15 vite më të madh ka pasur ulje-ngritjet e veta. Pak muaj më parë ata u përfolën për një ndarje të mundshme, e pas rregullimit të marrëdhënies, ata duket se janë shndërruar në një çift posesiv.

Siç shihet nga bashkëpunimet e njëpasnjëshme, ata duetet dhe klipet i bëjnë vetëm me njëri-tjetrin, duke shmangur mundësinë e bashkëpunimeve me këngëtarë të tjerë. Sipas mediave, pak muaj para publikimit të kësaj kënge, ata kishin planifikuar dasmën VIP, por data ende nuk është bërë publike.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/eni-koci-dhe-genc-prelvukaj-shnderrohen-ne-cift-posesiv-pas-ndarjes-se-perfolur-tani-duete-vetem-me-njeri-tjetrin/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura