Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj planifikojnë dasmë, ceremonia sekrete VIP që kanë ideuar

Jul 19, 2018 | 17:28
SHPËRNDAJE

Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ende s’e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, edhe pse shpeshherë kanë qarkulluar lajme të ndryshme për ta, ku është folur edhe për krisje të marrëdhënies së tyre. Megjithatë, edhe fansat e tyre janë në dijeni për një nga historitë e bukura të showbizit, prandaj pyetja e fundit që iu bë Enit në “Instagram” ishte: “Do të kemi një dasmë së shpejti?”. Këngëtarja u përgjigj me vargjet e këngës “Sonte kemi dasmë…”, që është kuptuar si një lajm i dhënë nga ajo, ndërsa po planifikon t’i japë fund beqarisë.

Eni po punon për projektin e saj të radhës që publikohet këtë muaj dhe sipas burimeve pranë çiftit, thuhet se ajo dhe partneri i saj 15 vite më i madh, Genc Prelvukaj, po planifikojnë dasmë VIP. Lidhja e tyre, që u zbulua me fotot e para gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kishte marrë edhe aprovimin e familjes së Enit, pasi me ta ishte edhe motra e saj më e madhe këngëtare, Greta Koçi. Natyrisht, që çifti është shumë diskret në planet e dasmës, pasi do që gjithçka të jetë surprizë dhe aksush të mos dijë asgjë para se të bëhet realitet.

Lajmi i plotë në Panorama Plus: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/eni-koci-dhe-genc-prelvukaj-planifikojne-dasme-ceremonia-sekrete-vip-qe-kane-ideuar/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura