Eni dhe Rudina te 5-vjetori i Ilvës, vajzat duken më shumë mike se konkurrente të egra

Feb 1, 2016 | 15:53
SHPËRNDAJE

Këtë të enjte, një nga moderatoret e njohura të ekranit shqiptar në programet politike, Ilva Tare, organizoi një ceremoni me rastin e 5-vjetorit të programit të saj “Tonight”.

Të ftuar ishin kryesisht politikanë dhe gazetarë, ndërkohë që nuk kanë munguar figurat më të larta të shtetit, si Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

IMG_9900

Ilva ka biseduar me të gjithë të ftuarit që kishin ardhur për ta respektuar, ndërkohë që vihet re biseda e përzemërt me bashkëshorten e Kryeministrit, Linda Rama. Duhet të theksojmë se Ilva është e martuar me një deputet demokrat, Eduard Selamin.

Në festë nuk kanë munguar edhe Eni Vasili dhe Rudina Xhunga, të cilat dukeshin mjaft të qeshura dhe në formë. Eni me “Studio e hapur” në “News 24” dhe Rudina me “Dritare” në “Vizon plus”, ndihen mirë edhe përballë konkurrencës që natyrshëm sjell tregu dhe kjo qetësi reflektohet edhe në pamjet e tyre të relaksit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura