“Ëngjëjt e Ferrit” udhëtim nga Moska në Berlin, ‘provokim’ (VIDEO)

Apr 25, 2015 | 22:03
SHPËRNDAJE

Një grup motoristësh rus, të famshëm për patriotizmin e tyre, kanë nisur udhëtimin e tyre nga Moska në Berlin, në përpjekje për të ripërshkuar rrugën e bërë nga Ushtria e Kuqe 70 vjet më parë, duke vizituar varret e ushtarëve sovjetikë të vrarë gjatë luftës.

Motoristët

Sipas BBC Polonia e ka quajtur udhëtimin një “provokim” dhe kanë thënë se do të ndalojë anëtarët e klubit “Ujqërit e Natës” të futen në vend.

Motoristët e përshkruajnë veten si patriotë, por klubi i tyre është vendosur në listën e sanksioneve të SHBA për shkak të mbështetjes së patundur të anëtarëve të tij për Presidentin Putin dhe për luftëtarët rebelë në lindje të Ukrainës.

Korrespondenti i BBC në Moskë tha se disa e quajnë grupin “Ëngjëjt e Ferrit” të Vladimir Putin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura