“Engjëjt e Botës”/ Dedikimi prekës i ish deputetit Luan Rama për mjekët, ata që sot “luftojnë” me virusin e rrezikshëm, për jetën e qytetarëve

Mar 24, 2020 | 10:55
SHPËRNDAJE

luan-rama-701x468-1

Engjëjt e Botës titullohet poezia e ndjerë e ish deputetit Luan Rama, si një dedikim mirënjohjeje dhe dashurie për mjekët në keto ditë që kanë ndryshuar botën, për shkak të betejës me pandeminë e koronavirusit.

Duke i cilësuar mjekët, ata që sot janë në vijën e zjarrit në luftën me virusin e rrezikshëm dhe të pamëshirshëm që ka marrë mijëra jetë njerëzish, heronjtë e botës, për Luan Ramën, janë Kengët e Beatriçes së poetit të madh italian Dante Aligieri që simbolizojnë kënget për jetën.

POSTIMI I PLOTE

ENGJËJT E BOTËS

( Dedikim mjekëve)

Kapluar në ethe,
Prej ashtit të vet
Bota rënkon dhembjen e njeriut!

Ngrijnë retë nëpër qiell
Prej piskamës së shpirtit,
E dhembja në dhembje mpihet!

Yjet – kristale gjaku,
Rrugën e Qumështit gjakojnë,
Ndërsa bota pezmon në detin e dhembjes së vet!

Mes Skillës dhe Karibdës,
Flama – kurorë,
Luan me fatin e saj!

Rrugët e botës,
Si damarë të zbrazur,
Presin të ndjejnë prapë
Vlagën e jetës.

Qytetet e botës
të ndalur në bosh,
Presin këngën e njeriut,
që të mos ngjajnë më si arkëmorte ëndrrash të vrara!

Shpirti i Dantes,
Më dha këngët e Beatriçes,
T’ju falem mjekëve – engjëj të botës,
Që jetën kanë mbështjellë me dritën e syrit,
Dhe e ruajnë si amanetin e brengës së madhe të Hipokratit!

Asnjë të mos harrojë se është njeri!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura